Sporti
Mbas shkëmbimit të zjarrit me policinë humbet jeten 62-vjeçari
Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62-vjeçari humbi jetën.Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.Ndodhur në këto kushte, janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62-vjeçari ka humbur jetën.Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
Sporti
SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!
Sporti
Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League
Sporti
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
Sporti
Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave
Sporti
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
Sporti
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë