Kulture
Më 10 shkurt kujtojmë Shën Harallambin, martir i madh
Më 10 shkurt kujtojmë Shën Harallambin, martir i madhShën Skolastika e Sienës, motër e Shën Benediktit.Shën HarallambiShën Harallambi ishte prift (ose kryeprift) në qytetin Magnezi të Azisë së Vogël, afër Izmirit. Vepronte me guxim, prandaj dhe u arrestua në kohën e Septim Severit (193-211). E duroi me qëndrueshmëri rrjepjen. Duka, si i prishur mendsh, u sul vetë kundër tij, por duart e tij u prenë që në bërryla dhe mbetën të ngjitura në trupin martir! Të pranishmit mbetën si të goditur nga rrufeja dhe kërkuan ndjesë nga Harallambi 113 – vjeçar. Atëherë shëroi dukën, i cili dhe u pagëzua. Besuan dhe xhelatët, Porfiri dhe Vapti (apo Dhavkti) dhe tri gratë. Mbasi u pagëzuan që të pestë, iu prenë kokat (festohen së bashku me hierodëshmorin). Atëherë turmat pagëzoheshin dhe shumë u shëruan në mënyrë të mbinatyrshme nga plaku. Më pas, sipas urdhrit të perandorit, i mbërthyen në shpinë gozhda dhe e sollën ne Antioki (ka mundësi për Antiokinë në Meandri dhe jo Antiokinë e Madhe) të Azisë së Vogël të hipur në kalë duke e tallur, derisa kafsha reagoi dhe i shau me zë njeriu! Më pas i shkuan një hell në gjoksin e tij dhe e hodhën në zjarr, por nuk u cënua. Përpara Sevirit shëroi një të demonizuar dhe ngjalli një të vdekur, kështu që ai (mbreti) u çudit. Megjithatë, duke qenë zemërgur urdhëroi që t’i thyenin me gurë nofullat dhe t’i digjnin mjekrën, por më kot. Sapo blasfemoi, u dënua derisa u pendua. Po mbas një muaji u egërsua përsëri, dhe pavarësisht nga këshillat e bijës së tij, Galinisë, e cila ishte e krishterë, urdhëroi dhe i vunë atletit më shumë se njëqindvjeçar kapistër në gojë si kafshë dhe e shëtisnin nëpër qytet. Më në fund vendosën t’i prisnin kokën. Ndërkohë, shtylla e thatë në të cilën u mbështet lëshoi degë! Ndërkaq erdhi Zoti dhe mori frymën e tij, para se t’i prisnin kokën (mundet në vitin 202). Shenjti nderohet gjerësisht si mbrojtës nga epidemitë madje dhe nga murtaja, kurse koka e tij ruhet në Manastirin e Shën Stefanit në Meteora. Harallamb greqisht = ai që shkëlqen nga hareja (gëzimi).
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti18 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë