Kulture
Ministrja e arsimit dhe sportit olgerta manastirliu ministri i mbrojtjes niko peleshi dhe prefekti
Prefekti Nertil Jole:”Me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj.Ogerta Manastirliu dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi, zhvilluam një takim të zgjeruar e shterues me Rektorin z.Dhimitri Bello dhe stafin akademik të Universitetit “Fan S. Noli”, mbi sfidat e sotme e të nesërme të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për Korçën dhe gjithë rajonin tonë.E ardhmja e këtij Universiteti lidhet drejtpërdrejt me të rinjtë e komuniteteve tona, të cilët duhet të gjejnë arsyet e mjaftueshme për ta patur këtë Universitet zgjedhje të parë për të zhvilluar studimet e tyre. Jo vetëm ata nga brenda rajonit tonë, por edhe të rinj nga rajonet e tjera të Shqipërisë.Koha imponon nevojën për ide të reja, të cilat duhet të orientohen në përputhje me zhvillimet aktuale social-ekonomike të rajonit dhe vendit tonë, por edhe në linjën e politikave të zhvillimit të arsimit të lartë deri në vitin 2030 që Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke hartuar.Riorganizimi i programeve akademike duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut të punës, thellimi e përpjekjeve të pedagogëve për kërkimin shkencor, avancimi i planeve strategjike me mbështetjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në proceset e profilizimit, kombëtarizimit me universitetet e Tiranës dhe ndërkombëtarizimit me universitete të huaja prestigjioze, rritja e kapaciteteve të brendshme të Universitetit dhe ato infrastrukturore dhe krijimi i urave bashkëpunuese me sipërmarrjet private të qarkut tonë e jo vetëm, ishin disa nga temat që u trajtuan me hollësi në këtë takim.Të gjitha sa më lart sigurisht paraqiten si sfida të vështira dhe komplekse, por jo të pamundura për të bërë progres të pandalshëm, nëse udhëhiqemi nga përpjekje të vërteta dhe me kurajo profesionale të vazhdueshme vetëreformuese, në mënyrë që Universiteti “Fan S. Noli” të ktehet në një qender edukimi dhe zhvillimi që i plotëson të gjitha premisat e suksesit.”
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë