Dihet që Pogradeci shpesh herë ashtu si edhe Korça, është bërë strehë e futbollistëve në mënyrë të dyanshme, këtë e ka bërë afërsia dhe natyrisht edhe mardhënjet mes palëve.
Do të ndalemi tek miqësorja Skënderbeu- Pogradeci, për të parë se sa futbollistë kishte nga Akademia e korçarëve. Kështu po e fillojmë nga ekipi i Skënderbeut, ku të paktën po flasim për futbollistët që e filluan këtë ndeshje titullarë. Futbollistët që u aktivizuan ishin: Zenullari, Shaqe, Lamellari, Xhixho, Pecani, Çuçka për të shtuar edhe ata që u aktivizuan në minutat e fundit.
Por nga ana tjetër nuk mungonin korçarët tek ekipi i liqenorëve, me Ivanin, Qeleshin, Beçka, Kapllani, Beqiri. Nuk janë pak, këta futbollistë janë të viteve të fundit që kanë dalë nga kjo Akademi dhe natyrisht ka edhe të tjerë që luajnë me ekipe të ndryshme. Por ne u ndalëm sot vetëm te kjo miqësore, për të teguar se talentet nuk mungojnë dhe vertet punohet fort si tek Akademia që së fundmi ka afruar shumë futbollistë si dhe më pas e zhvillojnë talentin e tyre me ekipin e parë ose edhe huazohen. Gjithsesi jemi krenarë që janë djem korçarë dhe një ditë po ti shohësh të gjithë bashkë, vërtet do të formojnë një ekip mjaft të mirë.