Mirel josa apo ivan gvozdenoviç kush do t ia dalë nesër në laç

Date:

Nesër do të kemi një përballje vërtet të bukur në Laç, teksa vendasit që kanë pasur luhatje në këtë sezon deri tani në 7-të javë të luajtura, do të presin Skënderbeun, skuadrën e re që ka surprizuar krejt superligën.Në fushën e lojës sigurisht që do të kemi një përballje shumë interesante, përballje që do të jetë po kaq interesante edhe në pankinë. Do të kemi një duel më shumë se interesant, pasi Mirel Josa “timonieri” i kurbinasve do të ketë përballë Ivan Gvozdenoviçin trajnerin e Skënderbeut.Mirel Josa është i treti në pankinën e Laçit në këto 7-të ndeshje të luajtura, ndërkohë që serbi i Skënderbeut ka një kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun dhe ka bërë vërtet mirë deri tani.Ivani padiskutim që mund të quhet më shumë se i suksesshëm, pasi ia ka dalë deri tani me 12 pikë në pankinën bardhekuqe.Mirel Josa është një ish i Skënderbeut dhe sigurisht që mund të quhet trajner me përvojë, por përballë ka Ivanin dhe Skënderbeun e tij me grintë të madhe në fushë dhe dëshirë për fitore.Kush do ia dalë nesër në Laç?! Kjo vërtet mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, që njëri do të buzëqeshë në fund, por do të jetë Josa apo Gvozdenoviç, kjo do të zbulohet vetëm nesër pas përfundimit të këtij takimi.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...