Connect with us

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe fundjavë të bukur!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e shtunë dhe data shënon 5 tetor 2024. Në këto ditë vjeshta duket se ka ardhur plotësisht.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje të liqenit të Ohrit dhe të urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë. Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të shtunë dhe fundjavë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special

Sot, në ditën e ndeshjes kundër Kukësit, korçari Franko Kapllani, qendërmbrojtësi i Pogradecit e ka ditë të veçantë. Ai ka ditlindjen sot dhe ne i urojmë edhe 100 të tjera.

Sot, një urim special i ka bërë babai i tij, specilaisti Hektor Kapllani i cili ka shkruar: “Edhe 100 vjet të lumtura Kampioni im, luftëtari im, vëllai im. Me durim, me punë dhe sakrifica vjen dhe suksesi. Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës!”

Franko Kapllani është një nga talentet e shkollës korçare, një futbollist shembullor në çdo drejtim, me një formim sportiv dhe mbi të gjitha një futbollist shumë punëtor që talentin e tij e kemi parë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave.

Franko pret të bëjë atë hapin e madh në karrierë dhe ne i urojmë suksese.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Segmenti rrugor Lozhan-Moglicë në normalitet

Segmenti rrugor Lozhan-Moglicë në normalitet.

Rreshjet e një nate më parë kanë sjellë inerte të shumta në rrugë për të cilat është punuar përgjatë gjithë natës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

Në 110 vende të botës sot festohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit në forma nga më të ndryshmet. Kjo ditë është zgjedhur për të qenë e tillë për faktin se janë vendosur kushtet e Rekomandimit të personelit të mësuesve kudo në botë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1966 në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga UNESKO  dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Ekziston tendenca për të haruar punën e vështirë të mësuesit, për ta nenvleftësuar. Por roli i tyre në shoqëri është kryesori. Pa ta edukimi nuk do të merrte formën e rregullt dhe cilësor, fëmijët nuk do të kishin shansin të njihnin dhe zhvillonin botën. Pa mësuesin nuk mund të zhvillohej teknologjia që do t’i jepete frymëmarrje njerëzimit. Edukumi nuk do të mbizotërohej nga rregulli dhe disiplina, pa mësuesin.

E pra, shihet qartë se sa të domosdoshëm janë mësuesit dhe ku qëndron gjithë zhvillimi njerëzor.

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shirat e mbrëmshëm/ Situata është e normalizuar në të gjithë territorin e Bashkisë Korçë

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme ekipi i Shërbimeve Publike ka vijuar punën në terren për pastrimin e rrugëve dhe hapjen e pusetave nga gjethet, në mënyrë që të shmangnim çdo problematikë të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm të stinës.
Situata është e normalizuar në të gjithë territorin e Bashkisë Korçë dhe nuk ka pasur asnjë problematikë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Të rinjtë e Korçës pjesë e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024!

Të rinjtë e Korçës pjesë e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024!

Për herë të parë organizohet tek Korça Innovation Hub hackathoni më i madh i NASA Challenge 2024.

Për dy ditë me radhë të rinjtë do të përballen me sfida emocionuese për të sjellë zgjidhje inovative në problemet globale që lidhen me hapësirën dhe tokën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Pogradec normalizon qytetin pas përmbytjeve të shiut

Si pasojë e reshjeve me intesitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme u krijuan problematika në disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Menjëherë strukturat e emergjencave civile, ujësjellsit,NMIP, gjelbërimit, zjarrfikësja dhe policia bashkiake u organizuan për të bërë të mundur zhbllokimin e pusetave për qetësimin e situatës.

Me pushimin e reshjeve dhe falë ndërhyrjes, situata po përmirësohet. Jeni të lutur të shmangni çdo lëvizje të panevojshme në rrugë, për çdo emergjencë kontaktoni me numrat e emergjencës!

Faleminderit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Reshje të dendura shiu/ Bashkia Korçë bën apel për kujdes!

Kujdes/ Sipas shërbimit meteorologjik territori i Bashkisë Korçë sot gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit do të përfshihet nga reshje të dendura shiu.

Ju lutemi të gjithë banorëve të Bashkisë Korçë të tregojnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme derisa situata të normalizohet!

Ekipet tona do të jenë në gatishmëri për çdo emergjencë.

Për çdo problematikë telefononi në numrat:

112 Shërbimi i Emergjencës

129 Policia e Shtetit

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Vizita ne Korçë është jo e plotë nëse nuk provoni “Kërnackat

Vizita ne Korçë është jo e plotë nëse nuk provoni “Kërnackat “Të njohura për shijen e tyre të

veçantë dhe të pasur, kërnackat janë qofte të bëra me mish të grirë dhe erëza lokale. Të

përgatitura me kujdes dhe dashuri, të pjekura në skarë dhe të shërbyera të nxehta, këto qofte

janë një shije që do t’ju bëjë të dëshironi më shumë. Janë ushqimi i preferuar dhe autentik i

korçarëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Koha ideale për të vizituar Liqenin e Zi

Është koha ideale për të vizituar Liqenin e Zi, i cili ndodhet në fshatin Lenie, pjesë e Bashkisë

Gramsh. Përtej peizazhit të mrekullueshëm, freskisë që zona ofron, liqeni është majft i vizituar

edhe për shkak të vlerave kurative që uji i tij mbart. Efektet kurative të tij qëndrojnë pikërisht

në temperaturën e ulët të ujit dhe në përmbajtjen e kripërave minerale.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Shën Pjetri në Drenovë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të premte kur data shënon 4 tetor 2024.
Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga kisha e Shën Pjetrit në Drenovë dhe t’ju urojmë më të mirat për ju dhe zoti ju Bekoftë.
Ju urojmë një të premte sa më të bukur për të gjithë!
Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News