Për javën që filloi sot vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e hënë, ditën e enjte e pjesërisht ditën e martë moti pritet që moti të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Ditën e mërkurë, dhe ditën e premte moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar.
Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.
For the week starting today, our country is expected to be influenced by mostly unstable weather conditions due to cold and humid air masses of northwestern origin.
According to the Military Meteorological Service, Monday, Thursday, and partly Tuesday are expected to have weather with clear skies and occasional clouds.
On Wednesday and Friday, the weather is expected to be cloudy with occasional intervals of clear skies.
“KORÇA BOOM”