Connect with us

Sporti

Ndaj vllaznisë asnjë mungesë rabiu i vetmi që u ndëshkua por nuk rrezikoi

Skënderbeu të premten luan në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndërkohë që lajmet e mira vijnë se trajneri Ivan Gvozdenoviç do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.Vetëm një karton i verdhë u dha në ndeshjen e fundit ndaj Laçit dhe këtë karton e mori Mario Rabiu. Por sidoqoftë mesfushori nuk rrezikonte pasi kishte vetëm një të verdhë, ndërkohë që 5 lojtarët e tjerë që rrezikonin me një të verdhë nuk u ndëshkuan.Në këtë mënyrë asnjë pezullim për Skënderbeun, ndërkohë që lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, pasi nuk ka asnjë dëmtim.Pra, Skënderbeu e ka grupin e plotë në Shkodër dhe ky është një plus i madh, por të shohim edhe ditët e fundit të seancave stërvitore për të thënë fjalën e fundit.

Skënderbeu të premten luan në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndërkohë që lajmet e mira vijnë se trajneri Ivan Gvozdenoviç do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.Vetëm një karton i verdhë u dha në ndeshjen e fundit ndaj Laçit dhe këtë karton e mori Mario Rabiu. Por sidoqoftë mesfushori nuk rrezikonte pasi kishte vetëm një të verdhë, ndërkohë që 5 lojtarët e tjerë që rrezikonin me një të verdhë nuk u ndëshkuan.Në këtë mënyrë asnjë pezullim për Skënderbeun, ndërkohë që lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, pasi nuk ka asnjë dëmtim.Pra, Skënderbeu e ka grupin e plotë në Shkodër dhe ky është një plus i madh, por të shohim edhe ditët e fundit të seancave stërvitore për të thënë fjalën e fundit.

Continue Reading

Kategoria 2

DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë

3 ndeshje ka luajur Devolli në 3 javë kampionat në kategorinë e dytë dhe pas dy barazimeve vjen edhe fitorja e parë e sezonit, duke bërë që devollinjtë të çlirohen nga “makthi” i barazimeve.

Fitorja e sotme ka ardhur në transfertën e vështirë të Delvinës, ndërkohë që trepikëshin duhet ta kishin mbyllur më parë devollinjtë që mbyllën pjesën e parë në barazimin 0-0 të pjesës së parë.

Në të dytën dhe pikërisht në të 61-ën ishte Ivani që kalon Devollin në avantazh, ndërkohë që 6-të minuta më vonë është Delvina që barazon shifrat në 1-1. Hasaj 10-të minuta nga fundit shënon edhe golin e dytë dhe të fitores dhe shpërthen festa në radhët e devollinjve që më së fundi shënojnë fitoren e parë.

Në tre javë kujtojmë që Devolli ka 2 barazime dhe 1 humbje dhe renditen në vendin e pestë.

Suksese Devollit, trajnerit Meraku dhe presidentit Spartak Meraku!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2
Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3
Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2
Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore

Maliqarët i janë falur 7 minutave të ndeshjes së sotme, teksa kanë fituar me “zemër në dorë” në transfertë. 1-2 kanë fituar djemtë e trajnerit Egli Malësija në Memaliaj.

Një fitore me vlera për Maliqin që në dy javë të luajtura deri tani, ka 6 pikë të plota. Sot në Memaliaj pjesa e parë është mbyllur në bardhësinë 0-0, ndërkohë që në të dytën janë shënuar 3 golat e ndeshjes.

Të parët që kanë shënuar kanë qenë vendasit që shënuan në minutën e 50-të me anë të Hyzellari. U duk se çdo gjë do të shkonte në favor të Memaliajt, porn ë 7-të minutat e fundit Maliqi ndez “motorët”. Në të 83-ën minutë është Kame që barazon rezultatin dhe i hap rrugë serisë së fitores.

Një minutë nga fundi 11-metërsh për Maliqin dhe është Demollari që gjuan saktë dhe ngre në këmbë maliqarët për festën e fitores.

Edhe pse janë luajtur 3 javë, Maliqi ka luajtur dy ndeshje dhe me dy fitore, ka 6 pikë të plota.

Suksese Maliqit!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2
Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3
Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2
Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′)

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!

Në shumë momente të lojës tifozëria korçare ka pasur kontestime edhe mbi gjykimin. Kujtojmë që këtë takim e ka gjykuar Kreshnik Cjapi dhe shpeshherë është ndeshur me thirrjet në kor të tifozëve korçarë që kanë kontestuar momente të lojës.

Mendohet se në momentin që është nxjerrë kartoni i kuq për Vaskues, si veprim është i dënueshmëm si futbollist i fundit, por duhet parë diçka tjetër. Kjo lidhet me pretendimin e madh se sulmuesi Dardan Vuthaj në momentin që ka marrë topin ka qenë në pozicion jashtë loje.

Por edhe pse u protestua edhe nga futbollistët në fushë, gjyqatri nuk komunikoi me sistemin VAR dhe kjo lë për të dëshiruar. Ndoshta mund të ishte edhe pozicion i rregullt, por duhet transparencë edhe në këtë drejtim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…

Korçarët kanë pësuar një humbje në fushën e tyre. Ka qenë ekipi i Egnatias që me një gol i ka lënë korçarët pa pikë.

Duket se vërtet kjo ndeshje doli jashtë çdo parashikimi, kur korçarët kanë luajtur me një futbollist më pak . Në këto momente trajneri Ivan Gvozdenoviç largoi një sulmues si Nikaj dhe në vendin e tij Ramos dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.

Pikërisht kjo, solli edhe faktin se uli forcën sulmuese dhe ishte e pritshme. Në kushte të një iferioriteti numerik është e vështirë edhe të analizosh atë që ndodh në fushë dhe kjo mund të thuhet për korçarët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…

Në këtë ndeshje kemi parë një rotacion të dukshëm tek Skënderbeu. Kështu është hedhur për herë të parë si titullar Doka në krahun e djathtë të mbrojtjes në vendin e Vangjelit dhe mungesa e Juri Merlimit të dëmtuar është zëvendësuar nga Krasniqi që edhe ai luajti për herë të parë si një titullar.

Në një vështrim të parë ishin dy pika që nuk kanë çeduar gjatë lojës dhe mund të thuhet janë fituar si futbollistë formacioni. Por pritshmëritë janë edhe më të mëdha ndaj kujdo që ka ardhur nga merkato dhe është pjesë e këtij ekipi.

Të paktën Doka dhe Krasniqi e dhanë sinjalin, ashtu si Vaskuez që është tashmë një titullar, por kjo ndoshta edhe provizore pasi është Randi ai që e do këtë vend.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!

Pritej që dita e djeshme të ishte kthesa e Skënderbeut, por ja që nuk ndodhi dhe pas humbjes me Egnatian në shtëpi, Skënderbeu konfirmoi se është në krizë rezultatesh, gjë që në fakr nuk pritej.

Nëse do ta mendojë në fillim të sezonit që pas 8-të javësh Skënderbeu do të kishte vetëm 7 pikë, askush nuk do ta firmoste këtë fakt. Por, sot 7 pikë dhe vendi i 8-të në tabelën e renditjes është realitet.

Skënderbeu në kaq javë ka vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe plot 5 humbje, humbje që në fakt nuk i ka merrituar të gjitha, por ja që janë prezente dhe e kanë futur skuadrën në një situatë aspak të mirë.  

Janë luajtur vetëm 8-të ndeshje dhe janë edhe 28-të deri në fund, por kthesa duhet të vinte në shtëpi për të kaluar krizën, ndërkohë që humbja thelloi këtë krizë dhe tashmë duhet të ndërhyhet sa më parë për të kaluar këtë situatë. Si ndërhyhet, padiskutim që këtë më mirë se kushdo tjetër e di presidenti Ardjan Takaj, pa thënë se edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç di të ndërhyjë në situata të tilla.

Tashmë do të kemi dy javë pushim dhe ky është momenti i reflektimit, moment që skuadra ti verë “gishtin” kokës për të treguar se Skënderbeu është atje dhe mungojnë thjesht rezultatet, pasi grupin e ka.

Forca Skënderbe! Kjo situatë vërtet duhet kaluar…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!

Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu të do të zhvillohen ndeshje e javës së 3-të, ku ekipet e grupit B do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët.

5 ndeshje do të luhen ditën e sotme. Saktësisht ekipet e grupit b do të marrin skenën, përballje këto që do të luhen në orën 14:00.

Memaliaj-Maliqi, Këlcyra-Tomori, Turbina-Shkumbini, Butrinti-Orikumi dhe Delvina-Devolli do të luhen në të njëjtën orën, 14:00. Këtë javë pushim do të jetë skuadra e Luftëtarit.

GRUPI B:

MEMALIAJ – MALIQI

KËLCYRA – TOMORI

TURBINA – SHKUMBINI

BUTRINTI – ORIKU

DELVINA – DEVOLLI

LUFTËTARI – pushim

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Skënderbeu vijon “pikiatën” duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.

“Nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.

Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.

Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa, por ishte shumë e vështirë.

Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, – tha Govzdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Trajneri Edlir Tetova foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për rikthimin te rruga e fitores.

“Donim vetëm 3 pikët, ndërruam skemën prej mungesave. Pjesën e parë ishim mirë në manovër, ndërsa në të dytën me pak qetësi mund të bënim golin e dytë. Pas kartonit të kuq të Malotës loja u barazua shumë, por kundërshtari nuk na rrezikoi shumë në portën tonë.

Na duhet shumë punë akoma me sulmin, poshtë e marrim topin mirë, por sulmi do punë akoma. Shpresoj të na ndihmojë pauza”, – tha Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News