Connect with us

Aktualitet

Ndërroi jetë sot në moshën 44-vjeçare/ Kush ishte Gerti Bogdani babai i Ajrës dhe Reinartit

KUSH ISHTË GERTI BOGDANI

Gerti Bogdani, ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai vjen nga dy familje autoktone tiranase Bogdani dhe Bërxolli. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë turnamentesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit, e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar, si edhe pjesë e ekipit fitues të disa trofeve e kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës. Ai është angazhuar në Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe për krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve – sot, Parlamenti Rinor, dhe është gjithashtu një nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë, me aktivitet dhe qëllim kryesor rikthimin në Shqipëri të studentëve të diplomuar jashtë vendit.

Në vitin 2005, pranon ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontribuoi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.

Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Gerti është i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”.

Bujqësia dhe rritja e sipërfaqes nën ujë prioritet i Bashkisë Maliq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo:

“Punonjësit tanë tregojnë përkujdesje të vazhdueshme për të mirëmbajtur dhe përmirësuar

kushtet në të gjitha institucionet parashkollore.

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

KOKSH-i: Sporti shqiptar humbi sot Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja

Sporti shqiptar humbi sot një prej figurave më emblematike të tij, Mjeshtrin e Madh, Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja.

Trajneri i sukseseve të mëdha të volejbollit shqiptar mbylli sytë përgjithnjë në moshën 91-vjeçare. Profesor Xhela do të kujtohet përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm në formësimin e brezave të ndritur të volejbollit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Niko Peleshi mesazh ngushëllimi për Vangjel Kojën: Lamtumirë mjeshtër!

“Lamtumirë mjeshtër! Deri sa mbylli sytë, ikona e sportit shqiptar Vangjel Koja jetoi me

pasionin dhe përkushtimin për volejbollin, duke i dhuruar ekipeve dhe tifozëve emocione të

paharrueshme. Kujtimi i tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e rinj.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!

Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Një figurë e shquar e sportit, Koja filloi karrierën e tij si atlet dhe më pas u spikat në basketboll dhe volejboll, duke përfunduar si trajner i skuadrës së famshme Dinamo.

Si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ai jo vetëm që arriti të fitonte tituj kampion kombëtar, por edhe të krijonte një ekip që la gjurmë në arenën evropiane. Dedikimi i tij i pashoq dhe përkushtimi ndaj sportit e bënë një ikonë të vlefshme për brezat e rinj.

Homazhet në nder të tij do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë, ku familja, miqtë dhe komuniteti sportiv do t’i japin lamtumirën një prej figurave më të ndritura të sportit shqiptar. Trashëgimia e tij në volejboll dhe roli i tij si mentor i sportistëve të rinj do të kujtohet gjithmonë.

Lamtumirë mjeshtër! Të qoftë dheu i lehtë!

Portali “KORÇA BOOM” i shpreh ngushëllimet e thella familjes!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Biglla e Dardhës!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e hënë dhe data shënon 30 shtator 2024. Jemi sot në ditën e fundit të këtij muaji.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga maja Bigëll në Dardhë dhe t’ju urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të hënë dhe javë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

620000 copë rasate krapi autokton në liqenin e Prespës

620000 copë rasate krapi autokton iu shtuan liqenit të Prespës për ripasurimin dhe ripopullimin e kësaj pasurie natyrore. Në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone, në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i prodhuar dhe rritur në Ekonominë e rritjes dhe prodhimit të rasatit të krapit në Zvezdë të Korçës.

Pasurimi i liqenit me rasatet e peshkut është një vlerë e shtuar në rritjen e numrit të stokut të species së krapit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korani, thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar

Në Pogradec, kuzhina lokale shquhet për gatimet e saj me peshk të freskët nga liqeni, ku korani, belushka dhe ngjala janë ndër më të preferuarit. Çdo pjatë përgatitet me mjeshtëri dhe traditë, duke i dhënë një shije të veçantë dhe autentike.

Peshku i freskët, i kapur në mëngjes, transformohet në receta unike nga duart e kuzhinierëve të zonës, të cilët ruajnë me fanatizëm sekretet e vjetra të gatimit. Vizitorët që shijojnë këto pjatanca e kuptojnë pse kuzhina e Pogradecit është një thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar. Një drekë e tillë e bën të dielën të mrekullueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 29 shtator

Dita e sotme do të karakterizohet me një rënie të lehtë të temperaturave dhe në zona të caktuara do të ketë edhe reshje shiu.

Rrymat ajrore që mbizotëronin nga jugu do t’i lënë vendin rrymave të ftohta. Kështu do të kemi një rënie me disa gradë ditën e sotme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Nikolica e bukurive natyrore!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të diel kur data shënon 29 shtator 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga Nikolica të cilën zoti e ka bekuar me plot bukuri dhe, t’ju urojmë më të mirat për ju.

Ju urojmë një të diel sa më të bukur për të gjithë!

Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News