Connect with us

Sporti

Ne jemi një presidenti duka forca e skuadrës është grupi shqipëria gati për europianin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të ndeshjes debutuese të Shqipërisë ndaj Italisë në Euro 2024.Kreu i qeverisë shqiptare të futbollit foli për gjendjen e skuadrës, marrdhëniet e mira me Presidentin e Federatës Italiane të futbollit, Gabriele Gravina, trajnerët italianë që kanë drejtuar Shqipërinë dhe disa tema të tjera.Presidenti Duka theksoi se Kombëtarja shqiptare është një dhe se forca e skuadrës është grupi.Si ndiheni, pjesëmarrja e dytë në një Europian?–Sa më shumë afrohet ndeshja, aq më shumë emocione kemi të gjithë. Padyshim është një ndeshje shumë e rëndësishme, është sfida e parë. Situata e skuadrës është shumë e mirë, gjendja emocionale dhe shëndetësore është e mirë. Të shohim, pa përjashtuar edhe emocionet e rastit.Keni thënë që ndeshja ndaj Italisë është sfida më e rëndësishme e historisë për Shqipërinë?– Ndeshja është e bukur sepse luajmë kundër një vendi me histori në futboll, kundër një vendi mik dhe që kemi marrëdhënie shumë të mira jo vetëm sportive por nga të gjitha këndvështrimet. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Të gjitha këto e bëjnë akoma më interesante ndeshjen. Por luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është shumë e bukur të luash kundër kampionëve të Europës. Për mua është bukur por e vështirë. Ne e njohim realitetin e skuadrës Italiane, e njohim sa e mirë është. Është bukur që t’i sfidojmë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që të kënaqim sa më shumë ato që do të jenë në stadium dhe para ekraneve.Kundërshtarë me Gravinën?– Nuk do të doja kurrë që të isha në pozicione kundërshtare me Gravinën, pasi marrëdhëniet e mia me Gravinin janë fantastike. Unë e vlerësoj shumë si President, si njeri dhe si mik. Por futbolli prandaj është i bukur pasi të vendos përballë shpeshherë edhe me vëllain, jo më me shokun apo me mikun. Do jemi vetëm për 90-të minuta kundërshtarë, ne jemi gjithmonë bashkë si miq dhe për të mirën e futbollit.Çfarë i kanë sjell trajnerët italianë Kombëtares shqiptare?– Të gjithë kanë pasur kontribute pozitive dhe kanë sjell zhvillim në futbollin shqiptar. De Biazin nuk mund ta harrojmë sepse ne për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm Europian shkuam me De Biazin. Reja gjithashtu ka bërë një punë të mirë, ka bërë rezultate të mira, ka bërë zhvillim dhe një lloj rinovimi të skuadrës. Ne jemi këtu si rezultat i punës së vazhdueshme të të gjithëve, stafeve, Federatës dhe futbollistëve.Shumë futbollistë me origjinë shqiptare luajnë në kampionatin italian?– Ne kemi numër të madh futbollistësh që luajnë në Itali. Në Federatën Italian në mos gabohem janë regjistruar rreth 16 mijë. Si rrjedhojë që ka shumë shqiptarë të regjistruar në të gjitha nivelet e futbollit italian, janë edhe këto që luajnë në Seria A. Kjo më bën krenar, sepse janë një vlerë e shtuar e një kualitet për ekipin Kombëtar dhe falë tyre ne jemi sot pjesë e Europianit. Gjëja që më bën më shumë krenar është që jemi pjesë e Europianit falë kontributit të tyre, stafit, Federatës dhe të gjithëve.Cili mendoni se do të jetë futbollisti i ardhshëm shqiptar që do të zbarkojë në Itali?– Ka shumë kandidatë që mund të vijnë, qoftë nga kampionati shqitpar, qoftë edhe nga ekipet e moshave që janë në Itali, nga ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Nuk është se mund të veçojë ndonjë talent për momentin, por nga këto që luajnë në Kombëtare besoj që ka një të ardhme Medon Berisha që është te Lecce dhe dy vëllezërit Shpendi.Silvinjo rezultoi zgjedhja e duhur, cila mendoni se është sekreti i punës?– Sekreti i suksesit të Silvinjos e para është puna sistematike, përkushtimi në punë. Gjithashtu edhe aftësia për të krijuar një grup të harmonizuar dhe realisht slogani “Ne jemi një” është i Silvinjos në Kombëtare dhe ka arritur që ta implementojë, ta injektojë te futbollistët që ne jemi nji. Forca e skuadrës tonë kjo është që ne jemi një.Çfarë mendoni për Luciano Spallettin dhe punën e tij te Italia?– Spalletti nuk ka diskutim që është një ekspert futbolli. Ka bërë mirë në të gjithë të shkuarën e tij. Ka bërë mirë së fundmi ose para Kombëtares te Napoli dhe gjithashtu ka bërë mirë në Kombëtaren italiane. Duke dora e tij në organizimin e lojës, në harmonizimin e të gjithë komponentëve të ekipit. Është një ekspert dhe një vlerë shumë e shtuar për Kombëtaren italiane.Futbollisti i Italisë që i druheni më shumë?– Kombëtarja italiane ka shumë kualitete brenda, pavarësisht se thuhet nuk është Italia më e mirë. Unë mendoj që thuhet kështu pasi njerëzit në përgjithësi janë nostalgjikë dhe kujtojnë të shkuarën më kualitative. Por sot në gjirin e Kombëtares italiane ka futbollistë me shumë kualitet si Barella, Frattesi, Chiesa, Scamacca, Donnarumma. Ka shumë kualitete dhe nuk dihet nga kush mund të vijë e keqja dhe dëmi në kuptimin e rezultatit.Çfarë ndeshje prisni të shtunën, si mendoni se mund të përfundojë ndeshja?– Unë uroj që të jetë një ndeshje e bukur dhe me emocione. Padyshim që Italia është favorite, është Kampioni i Europës në fuqi, por jemi 11 kundër 11, topi është i rrumbullakët ne jemi në gjendje të mirë dhe do të tentojmë që ta fitojmë ndeshjen.Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria a mendoni që ky është grupi më i fortë i Europianit dhe a keni shpresa që Shqipëria do të kalojë më tej duke shkruar historinë?– Tre nga skuadrat e grupit janë më të mirat e Europës që mund të pretendojnë për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga këto ta fitojë. I kanë të gjitha mundësitë për ta fituar dhe skuadra që do t’i sfidojë jemi ne. Kështu që padyshim që kam një lloj shprese që ne mund ta kalojmë grupin dhe po të kalojmë grupin mund të bëjmë akoma më shumë.

Continue Reading

Super Liga

SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci

Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, një stërvitje që filloi në orën 17:00 është parë se ata futbollistë që ne kemi thënë se janë të dëmtuar, pra Merlim, Randi dhe Tare nuk kanë punuar përsëri me grupin.

Ata kanë punuar në mënyrë individuale sipas programit të përcaktuar nga stafi. Është kjo stërvitja e parafundit para ndeshjes dhe nuk ka më asnjë shpresë apo garanci se këta futbollistë mund të jenë që nga minuta e parë.

Kjo është më se e sigurt dhe kështu trajneri ka filluar të piketojë një formacion ndryshe, ku të paktën i mungojnë këta futbollistë.

Pra, edhe se mund t’ia dalë ndonjë prej tyre, por kjo nuk do të thotë se janë gati edhe për atë se nuk duhet të rrezikohet më shumë dhe nuk kanë gjendjen e duhur, pasi kanë pothuajse një javë që nuk kanë marrë ngarkesë me grupin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje

Fitorja në javën e dytë të kategorisë së dytë për Maliqin 1-0 ndaj Luftëtarit dhe e para për sezonin i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve pasi për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë dhe koreve fyese Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Ndërkohë që sjellje josportive është dënuar edhe futbollisti Ndoci me dy ndeshje pezullim.

Ja dhe vendimi në dëm të maliqarëve:

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!

Humbja e fundit e Pogradecit me Vorën duket se i ka kushtuar Nesti Binishit Drejtorit të Pogradecit, pasi ka qenë Komisioni i Disiplinës që e ka dënuar me 4 ndeshje pezullim. Protestat e tij në adresë të zyrtarit të ndeshjes kanë sjellë vendimin e fundit në dëm të tij.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës dalë ditën e sotme:

Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!

Përpara 4 vitesh, në vitin 2020 ka qenë ky momenti i stërvitjeve të Ermir Rashicës në Kosovë, foto të cilën e sjellim më sipër, ndërkohë që sot Rashica është shumë lart, madje nga Kosova te Skënderbeu, fitoi kombëtaren U-21, synon kombëtaren e madhe kuqezi dhe pritet që të bëjë një shitje të madhe në Europë ndoshta qysh në merkaton dimërore.

Ermir Rashica me punën e madhe ka arritur të bëhet një protagonist, ndërkohë që i tillë po kthehet edhe te Skënderbeu, ku deri tani në 7 javë të luajtura ka shënuar 3 gola dhe pret pse jo të jetë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ermir Rashica është nga ata djemtë e talentuar që rrallë kemi parë dhe cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme. Sulmues krahu është roli i tij natyral, ndërkohë që muskujt i ka treguar qysh përpara 4 vitesh, por duhet t’i tregojë realisht edhe tani, kur duhet të bëjë liderin te Skënderbeun.

Edhe në Tiranë në humbjen e fundit ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe padyshim që këtë të shtunë është radha e tij, pse jo për të shënuar dhe të tregojë që Ermir Rashica vlen shumë.

Forca djaloshit nga Mitrovica!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë

Ndeshja Skënderbeu-Egnatia që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu” është më shumë se e rëndësishme. Themi këtë pasi Skënderbeu i bën punë vetëm fitorja dhe Egnatia nga ana tjetër vjen pas një humbjeje në shtëpi me Partizanin dhe patjetër që edhe rrogozhinasve u duhen pikët.

Gjithsesi situata te Skënderbeu nuk është ajo e prisnin të gjithë pas 7-të javëve të para, aq më tepër që presidenti Ardjan Takaj besonte shumë që Skënderbeu do të kishte një start edhe më të mirë se ai i sezonit të kaluar.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi në 7 javë Skënderbeu ka 7 pikë dhe plus edhe humbjes së fundit me Tiranën, ka bërë që presidenti Ardjan Takaj të zbarkojë në qytetin juglindor plot 3 ditë përpara se të luhet ndeshja me Egnatian.

Sigurisht që ardhja e tij ka ndryshuar edhe gjendjen në skuadër, teksa edhe lojtarët kanë filluar të ngrejnë përpara kohe adrenalinën dhe deri të shtunën pritet që të japin më shumë se 100% në fushën e lojës.

Presidenti ka ndjekur dje nga afër seancën e djeshme stërvitore dhe po ashtu nuk ka munguar as sot. Ndërkohë që edhe nesër në stërvitjen përmbyllëse Takaj do të jetë atje për të karikuar edhe më shumë të tijtë në prag të kësaj sfide kaq shumë të rëndësishme.

Nëse ka një ditë që futbollistët duhet të japin “shpirtin” në fushën e lojës është kjo e së shtunës dhe padiskutim edhe Ardjan Takaj ka zbarkuar për të treguar se kjo përballje ka rëndësi të madhe dhe vlen vetëm 3 pikë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për organizimin e ndeshjeve kualifikuese të grupit të 3-të të raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Gjashtë ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 9,12 dhe 15 tetor dhe gjithçka do të organizohet nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Në këtë grup bën pjesë Kombëtarja shqiptare U-17, që drejtohet nga trajneri Andrea Tedesco si edhe përfaqësueset e Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Pas dakordësimit me UEFA-n, janë vendosur edhe stadiumet dhe janë përcaktuar oraret kur do të luhen këto përballje.

Më 9 tetor do të luhen ndeshjet e para të grupit. Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00, ndërsa sfida Hollandë – Ishujt Faroe do të luhet në ora 11:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Tre ditë më vonë, më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Hollandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në ora 15:00 ndërsa në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci – Ishujt Faroe.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30. Sfida Ishujt Faroe – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa ndeshja Kroaci – Hollandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci, 9 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Hollandë – Ishujt Faroe, 9 tetor, ora 11:00, stadiumi “Niko Dovana”

Shqipëri – Hollandë, 12 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Kroaci – Ishujt Faroe, 12 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ishujt Faroe – Shqipëri , 15 tetor, ora 13:30, stadiumi “Egnatia Arena”

Kroaci – Hollandë, 15 tetor, ora 13:30, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!

Ermir Lenjani është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ka bërë të ditur vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë nder e krenari të vesh fanellën kuqezi, ndërsa shton se është rrugëtimi më i veçantë në jetën e tij.

“10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!” – shkruan Ermir Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola. Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Xhani De Biasi. Mbrojtësi kuqezi dha një kontribut të madh në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare në një Kampionat Europian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen Ermir Lenjanit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka njoftuar pak momente më parë ndeshjen e javës së 8-të që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin juglindor mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Ajo që është vënë re, javë pas jave klubi zgjedh nga një futbollist që njofton ditën e ndeshjes, ndërkohë që këtë herë është përzgjedhur mbrojtësi Andrea Gerco, një lojtar titullar i Skënderbeut dhe padiskutim futbollist cilësor dhe që ka bërë vërtet mirë me fanelën bardhekuqe.

Skënderbeu duket se është në përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht që tashmë pritet vetëm dita për tu përballur me Egnatian, skuadrën kampione në fuqi.

Dihet që ndeshja e kësaj jave është e një shkalle të lartë vështirësie, por që në shtëpi Skënderbeu këtë sezon ka treguar se di të fitojë me të gjitha skuadrat, qofshin edhe ekipet pretendente për titullin kampion.

Sot e nesër janë dy seancat e fundit stërvitore dhe Egnatia nuk ka diskutim që vlen vetëm 3 pikë për Skënderbeun që vjen pas humbjes me Tiranën 2-1.

Ndeshja e rradhës!

Skënderbeu – Egnatia

E Shtunë, 05 Tetor Ora 19:00

Stadiumi “Skënderbeu”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia vjen në Korçë me “frikë”

Korçarët ndjekin me vëmendje edhe atë që bën kundërshtari. Nga sa është mësuar edhe ekipi i Egnatias ka problemet e veta për këtë ndeshje.

Kështu, së pari janë mungesat e shumta që ka ekipi dhe së dyti është një ekip që për momentin njeh edhe fjalën krizë. Drejtuesit e këtij ekipi e kanë edhe me gjykimin dhe nga burime të sigurta është mësuar se Egnatia është ankuar shpesh gjatë këtyre javëve se gjykimet e kanë dëmtuar.

Gjithashtu, janë të bindur nga ana tjetër se në Korçë do të gjejnë një Skënderbe shumë të motivuar dhe që ka mbështetjen e spektatorëve të vet dhe kjo e bën më të vështirë për kundërshtarin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë

Të dielën në datën 6 tetor luhet java e tretë e kategorisë së dytë për Grupin B, atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Maliqi dhe Devolli ndeshjet e kësaj jave të gjitha luhen ditën e dielë dhe startojnë në orën 14:00.

Maliqi pas fitores në jaën e dytë dhe pas pushimit në javën e parë, këtë javë do të udhëtojnë të luajnë në Memaliaj. Memaliaj nga ana e vet është ekip që në dy javë ka 0 pikë, pra dy humbje dhe të paktën në letër duket se Maliqi do ta ketë të lehtë për të marrë trepikëshin e dytë. Maliqi mposhti Luftëtarin 1-0 në ndeshjen e javës së dytë në shtëpi dhe shkon me moral të lartë, ndërkohë që drejutuesit dhe futbollistët janë optimistë që edhe nga Memaliaj do të kthehen me tre pikë.

Devolli që në dy javë ka dy pikë, pra dy barazime do të luajë po në transfertë, por në Delvinë, ndeshje edhe kjo që do të luhet të dielën në orën 14:00. Devolli dy barazimet i ka me Turbinën në transfertë dhe Butrintin në Devoll, ndërkohë që kanë faluar pikë dhe kjo është keqardhja më e madhe. Delvina kundërshtari i Devollit ka luajtur vetëm një ndeshje në këto dy javë dhe e ka humbur, duke u renditur në 0 pikë. Gjithsesi është një transfertë e vështirë, por që devollinjtë do të synojnë të shënojnë fitoren e parë të sezonit.

Suksese Maliqit dhe Devollit në këtë javë të tretë të kategorisë së dytë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News