Në tri ndeshjet e para, ekipi i Skënderbeut i ka të tre rezultatet, me një hapje me një pikë ndaj Elbasanit që mund të thuhet se më shumë la sesa mori.
Në ndeshjen e dytë humbet ndaj Partizanit dhe këtu të paktën duhet të kishte marrë një pikë pasi e meritonte, sepse ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke humbur rastet dhe mundësitë që shpërdoroi.
Në ndeshjen e tretë kundër Vllaznisë ka marrë një fitore në limit, por ishte vërtet e bukur dhe me plot shije. Kështu në total janë katër pikë për korçarët, menjëherë tek mesi i artë, por që është shumë shpejt.
Gjithsesi ishte një fitore morali dhe besimi që do të shërbejë për vazhdimësinë.