Connect with us

Aktualitet

Nënë Tereza kujtohet sot në ditën e ndarjes nga jeta tokësore…

Sot është 5 shtator dhe kujtojmë ndarjen nga jeta të nobelistes humane Nënë Tereza, e cila në vitin 1997 është ndarë nga jeta në Kalkuta të Indisë. Ajo lindi në Shkup dhe mësimet e para i mori në gjuhën shqipe.

Emri i saj është Anjezë Gonxhe Bojaxhi, ajo ishte fëmija i tretë i çiftit Kolë Bojaxhi dhe Drane Bojaxhi. Ajo ishte një misionare e devotshme ku pati mbi 4000 mijë motra duke punuar dhe dhënë ndihmë në 610 misone në 136 vende të botës. Ajo u nda nga jeta në 5 shtator dhe prehet në Kalkuta.

Qeveria e Indisë idha një funeral shtetëror për ta respektuar për atë çka ka bërë në ndihmë të njerëzve kudo ku kishin nevojë për ndihmën e saj duke treguar kështu shkallën më të lartë të humanizmit në botë.

Ja çfarë ka deklaruar me plot krenari Nënë Tereza: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkuta, punoj për të gjithë njerëzit kudo në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.  

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e fëmijëve plot më gjyshër dhe gjyshe në Ditën e të Moshuarve!

Qyteza ishte plot ngjyra dhe gëzim sot nga gjyshërit të cilët shoqëronin të lumtur nipërit dhe mbesat në kurset dhe programet e ditës.

Luajtën, qëndisën, kënduan, mbollën lule, eksperimentuan duke krijuar kështu kujtime të paharruara.

Ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe plot argëtim kjo e sotmja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ “Dita e Pensionistëve”

Këtë 1 Tetor që konsiston me “Ditën e Pensionistëve”, Bashkia Pogradec vizitoi qendrën ditore të cilën e ka ngritur posaçërisht për këto mosha. I lumtur që kemi krijuar kushtet e duhura për qëndrimin e tyre gjatë ditës në të dyja qendrat në qytet, duke ofruar kafe, çaj falas por edhe aktivitete argëtuese.

Nisma e rradhës që do vëmë në zbatim është për pensionistët e vetmuar. Nëpërmjet vullnetarëve do t’iu mundësojmë pagesat e faturave dhe bërjen e pazareve, kështu iu lehtësojmë pritjet dhe ecejaket në rrugë.

Ndërkohë më herët Bashkia ka mundësuar në Këshill Bashkiak ulje të tarifave vendore për çdo pensionist dhe zerimin e këtyre tarifave për të vetmuarit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në Pogradec inagurohet rruga e re Pogradec-Dogana Tushemisht!

Bashkia e Pogradecit ka dhënë këtë njoftim të rëndësishëm:

“Njoftohen të gjithë përdoruesit e automjeteve të cilët përdorin aksin rrugor Pogradec- Dogana Tushemisht se, ka përfunduar dhe është hapur për qarkullim rruga e re drejt doganës.

Nga dita e sotme, 1 Tetor 2024 e vetmja mënyrë për te shkuar drejt pikës kufitare është aksi i ri rrugor.

Faleminderit!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e DVP Korçë

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për të diskutuar mbi problematikat e barazisë gjinore.

Në takimin që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, morën pjesë zonja Wendy Rich-Goldschmid, këshilltare për programin EMPOWER të ICITAP, si dhe përfaqësues të zyrës së ICITAP në Tiranë, me qëllim prezantimin e platformës së Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit, diskutimi mbi problematikat e barazisë gjinore, si dhe detyrimet që vijnë nga strategjia për barazinë gjinore.

Gjatë këtij takimi u shpalos platforma që kjo organizatë ka dhe problematikat që shqyrtohen. Gjithashtu, u diskutua për përzgjedhjen e delegatëve për organet drejtuese të kësaj shoqate, e cila deri tani ka në përfaqësinë e saj 170 gra anëtare, të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave të gruas në Polici.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Njihuni me Monika Nure/ Pjesë e skuadrës te Qyteza e Fëmijëve!

Kjo është Monika, vajza të cilën e takon tek “Stacioni i të vegjëlve” . Monika i është bashkuar skuadrës së Qytezës të Fëmijëve para 4 vitesh, si facilituese e programit të të vegjëlve, duke sjellë energjinë e duhur për stacionin më të dashur të Qytezës.

Gjatë kësaj periudhe Monika ka mësuar se si të ndërveprojë në mënyrë mjaft efektive me fëmijët si dhe të menaxhojë shumë mirë situatat me ta. Ajo organizon aktivitete argëtuese, të cilat i ndihmojnë fëmijët në zhvillimin emocional, socializimin dhe aftësitë për jetën.

Duke zotëruar aftësi të forta komunikimi, Monika përpiqet të kuptojë botën e fëmijëve përmes dëgjimit aktiv. “Dashuria që falin fëmijët është e pakrahasueshme dhe çdo ditë me ta është një aventurë e re”, – shprehet Monika.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori-Dita Botërore e të Moshurave/ Filo viziton Qendrën e të Moshuarve

Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës: “Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve vizituam sot një nga Qendrat e të Moshuarve që bashkia ka hapur në Korçë.

Kaluam pak kohë nën shoqërinë e tyre, biseduam së bashku duke iu siguruar se mbështetja e bashkisë për këtë grupmoshë do të vijojë jo vetëm me Kartën e Pensionistit dhe Qendrat Komunitare, por edhe me programe e projekte të tjera që kanë për qëllim shtimin e shërbimeve dhe lehtësimin e jetës së tyre.

Shumë herë janë të moshuarit ata që na mësojnë respektin për vlerat, për të na kujtuar rrënjët dhe rrugën e dinjitetit, përkushtimit dhe bujarisë”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhurojnë gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi

Korçë

Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariatit të Policisë Korçë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi, për të dhënë shpresë jete për ta.

Policia e Korçës është gjithmonë e gatshme dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për përmbushjen e detyrave funksionale, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por dhe nëpërmjet gjesteve humane dhe ndihmës vullnetare për komunitetin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve!

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve

Mirënjohje dhe respekt për ata që na tregojnë vlerat, rrugën e mençurisë, përkushtimit dhe

bujarisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

FSHV-ja organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Volejbollit organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Homazhet do të zhvillohen në Pallatit e Kongreseve, ditën e Mërkurë, datë 02.10.2024, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Më pas shoqëruar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit, Profesor Vangjel Koja do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës, Tiranë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Reanto, ai që mban gjallë çiklizmin në Korçë

Shpesh kemi folur për Reanato Telhanë, ai që ka dhënë shumë për sportin e çiklizmit. Së pari si një ish-çiklist me tituj fituesi në etapa të ndryshme të rretheve çiklistike.

Edhe sot e shohim shumë aktiv në kuadër të përgatitjeve të çikistëve të rinj. Nga puna e tij me mjaft pasion dhe sakrifica sot Korça ruan traditën në çiklizëm duke nxjerë kampionë dhe sportistë cilësorë.

Renato vazhdon të jetë shumë aktiv edhe sot. Fotoja që po ju sjellim flet më shumë se fjalët. Çiklistë të moshave të vogla janë ushqyer me pasionin për biçikletën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News