Connect with us

Kulture

Nga ardit konomi çuditërisht pak e dinë që osumi buron nga vithkuqi

Pasi ka mbledhur ujërat e faqes perëndimore të Rrungajës dhe faqes lindore të Mashkullorës, që nga Fushat e Bukura, më poshtë ato të Lugut, Tolabës dhe malit të Çingasit, gërryen kanionin e tij të parë nëpër Rripën e Keqe dhe më pas rrjedh drejt lindjes nën Urën e Madhe të Vithkuqit, mbush Gjançin, ujit Fushën e Leshnjës e tutje nëpër një cep të Kolonjës ku bashkohet me Përroin e Kozelit në fillim, me atë të Selenicës pak më poshtë, pastaj të Gostivishtit dhe atje ku takon Lumin e Borovës merr kthesën e fortë drejt perëndimit ku pas gjithë këtij rrotullimi kthehet vetëm pak kilometra poshtë burimit të tij nën Vakëfe ku sapo takon Skraparin, merr edhe pak më shumë vrull nga Lumi i Ostrovicës dhe me atë rast hap edhe disa kanione të tjera rrugësNë fund hijeshon Beratin dhe rrethinat e tij deri atje ku pret kushëririn e tij të parë Devollin pak më poshtë, që së bashku të krijojnë Semanin.Këtë fundjavë, së bashku me një grup miqsh vendas dhe të huaj, vizituam kanionin e parë të tij. Nga poshtë Vithkuqit e deri tek Shpella e Pëllumbave ku ngjitja e mëtejshme bëhet e pamundur në mungesë të mjeteve ndihmëse.Është shëtitje shumë e bukur dhe si çdo gjë e bukur, natyrisht që edhe pak e vështirë.Fotot dhe videot më poshtë do t’iu tregojnë më mirë.Vetëm 25 minuta me makinë nga Korça dhe ecja sipas mundësisë dhe dëshirës.Korca Tours faleminderit për organizimin!

Continue Reading

Aktualitet

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024.

Fotoalbumi i natës së tretë dhe të fundit i festivalit, i cili u finalizua në qytetin e Ersekës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik – u mirëpresim sot në

sheshin “Rilindja” në Ersekë më 18:00, ne Natën finale të këtij festivali.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News