Nga bicaj arapi dimo apo vrapi etj shikoni të gjithë bishat e skënderbeut

Date:

Sot kemi përzgjedhur të sjellim për të gjithë ju këtë super foto, që rrallëherë ka qarkulluar. Janë një “mal” me “bisha”, ose e thënë ndryshe janë “ujqërit e dëborës” që në ato vite kanë dhënë aq shumë për Skënderbeun, duke e ngjitur në majat më të larta të futbollit europian.Sa herë përmendim emrat e futbollistëve të Skënderbeut të madh, padyshim që adrenalina shkon në maksimum, sepse kanë bërë krenarë një Shqipëri të tërë.Në këtë foto që sjellim sot për të gjithë ju, janë shumë lojtarë “Yje” të cilët po i përmendim më poshtë.Igli Allmuça, Ditmar Bicaj, Renato Arapi, Amarildo Dimo, Erbim Fagu, Danjel Xhafaj, profesori i nderuar Vasil Bicaj, Dorjan Kërçiku, Endri Vrapi dhe Orges Shehi. Dhe, një fakt interesant është se asnjë nuk është korçar. Të gjithë janë siç cilësohen ndryshe “jabanxhinj”.Vërtet foto sa një mijë fjalë. Sa shumë i kanë dhënë këtij Skënderbeu këta futbollistë dhe me sa nostalgji i kujtojmë edhe sot.Faleminderit djema për gjithçka që i keni dhënë këtij Skënderbeu…

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...