50 vjet më parë, pikërisht në vitin 1974 është krijuar “Ansambli Skënderbeu”. Në fakt fillesat e veta i ka pasur me emrin “24 Tetori”, datë që përkon edhe me çlirimin e Korçës.
Ky ansambël është krijuar për të prezantuar traditën folklorike, instrumentale, koreografike, veshjeve dhe zakoneve të zonës së Korçës që realisht janë të shumta dhe njihet si një zonë mjaft e pasur në këtë drejtim.
Po ju sjellim edhe disa prej emrave të parë që kanë punuar me këtë ansambël, kështu mund të përmendim Gjergji Pema, Gëzim Kacelli, Engjëll Tërshana, të cilët kanë përmirësuar shumë jetën artistike.
Ky ansmabël vazhdon edhe sot të ruajë të njëjtat tradita, madje duke e prezantuar kulturën korçare edhe jashtë vendit duke fituar edhe tituj dhe medalje të ndryshme.