Kulture
Nga petrit f zeneli ja pse më 13 14 korrik 2024 duhet të jemi në panarit
Ja pse më 13-14 korrik 2024, duhet të jemi në Panarit!Sepse, çuditërisht, 2024-a është vit jubilar për shumë ngjarje historike me rëndësi kombëtare, për Qarkun e Korçës, Panaritin dhe Krahinën e Vakëfeve.Ne do vemë në Panarit:- Të vendosim buqeta me lule në memorialin kushtuar patriotëve të mëdhenj korçarë, vakëfllinj e kolonjarë, që 110 vjet më parë ngritën aty, në tokat e pushtuara, flamurin kombëtar shqiptar e bënë betimin për të shpëtuar Korçën.- Të ndezim qirinj e lutemi për shpirtin e 450 martirëve panaritas, trebickallinj e treskallinj (në memorialin kushtuar atyre), që 110 vjet më parë u masakruan barbarisht nga andartët grekë.- Të ndezim qirinj e lutemi për shpirtin e gazetares Enkelejda Skënderasi, martirja më e re, që ra aty aksidentalisht në krye të detyrës, 10 vjet më parë (në 100-vjetorin e Masakrës).- Të përulemi me respekt dhe vendosim kurora me lule në lapidarët kushtuar 60 dëshmorëve vakëfllinj të rënë gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Luftës së Parë Botërore, si dhe 25 dëshmorëve e 4 djemëve panaritas të pushkatuar padrejtësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.- Të nderojmë 80-vjetorin e aktivitetit intensiv luftarak e patriotik të Çetave, Batalioneve, Brigadave Partizane, si dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇLSH, që vepruan në Panarit 6-mujorin e parë të vitit 1944.Ne do vemë në Panarit:- Të bëjmë bilancin e punës tonë 10-vjeçare si Shoqatë Atdhetare-Kulturore, ku do veçonim si një kontribut të palodhur (me kërkesa e ankesa të fuqishme, presion direkt e mediatik, angazhim financiar personal e kolektiv) në realizimin e rrugës Mashkullorë-Panarit, rrugës Panarit-Treskë, Panarit-Grabockë, Pinderas-Ngjilisht etj, Manastirit të Trebickës, Kishës së Treskës e Katundit, një porte model arkitekturor në tyrben e Grabockës, një shtëpie të re për një familje panaritase në nevojë, e deri tek investimi më i fundit, shtrimi me pllaka i oborrit të shkollës.- Me këtë rast, do të shpallim si Nderi i Trevës së Vakëfeve qytetarët, Malfor Nuri, Festim Lami, Turi Dajko, Zoje Pinderi dhe Fondacionin hollandez “Shpresë për Shqipërinë”, për investimin, bujarinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për trevën tonë.Ne do vemë në Panarit:- Të mbështesim e inkurajojmë familjet vendase me bizneset e tyre, të cilat banojnë ende aty; familjet që po ndërtojnë shtëpi të reja e të bukura, e që po kthejnë shpresën e ringjalljes. T’i urojmë sukses e shkëlqim firmës së ujit jetëdhënës “Panariti”, që e kombëtarizoi e ndërkombëtarizoi më tej emrin e këtij fshati.- Të vlerësojmë aktivitetet e bukura të verës që kemi bërë çdo vit, në çdo fshat të krahinës, Korçë e Tiranë, festat e fundvitit, botimet e mjaft librave, debutimin me sukses të plotë në Konferencat Kombëtare e Ndërkombëtare (kushtuar Vakëfeve) në Korçë, Tiranë e Prishtinë, dokumentarët, emisionet televizive si dhe informacionin e dendur e serioz në rrjetet sociale. Të gjitha këto me kontributin e vet vakëfllinjve.- Por ajo që na bën ne më të veçantë është qënia bashkë, të krishterë, myslimanë e bektashinj, në gëzime e hidhërime (një minutë heshtje të mbajmë edhe për njerëzit e shtrenjtë që na u shkëputën nga gjiri ynë këtë vit, bashkë me kryetarin historik Lutfi Topçiu), pa u ndarë e coptuar në të majtë e të djathtë, ndoshta e vetmja Shoqatë në vend që s’ka rënë pre e “privatizimit” politik, ndoshta dhe ky është shkaku që kemi kaq sukses, edhe pas 25 vjetësh ekzistencë.- Pra, sivjet kemi dhe 25-vjetorin e krijimit të Shoqatës (28 nëntor 1999-2024), gjë e cila na motivon për punë më të mira. Kurse vitin që vjen kemi 520-vjetorin e emrit të Krahinës (Vakëfe), për të cilën do bëjmë një program madhështor dhe do ia rrisim më tej famën Panaritit e Krahinës.- Duke shfrytëzuar pjesmarrjen tuaj masive, nga i gjithë vendi e diaspora, pse jo, mund të ripërtërijmë aty me një votim unanim edhe organet drejtuese të Shoqatës e Statutin e saj, të cilat, pas 10 vjetësh janë bërë një domosdoshmëri e koha s’pret.- Dhe së fundi, qershia mbi tortë, patjetër që do kërcejmë, do këndojmë vendçe, do qeshim e argëtohemi, do çmallemi e bisedojmë, si gjithmonë (ndryshe nga ndonjë festë gjetkë që kërcimin pluhurosës 24 orësh e quan fitore), duke shijuar gjithçka të mirë e të veçantë që na ofron Panariti i dashur e mikpritës!Ja, për këto e të tjera vlera të pashoqe (pasuri e brezit të ri), duhet të vemë në Panarit, duke i bërë vapës dhe rrugës, sfidë!Mirë u takofshim të dashur vakëfllinj, simpatizantë e fqinjë!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë