Connect with us

Aktualitet

Një Sukses për Bletarinë dhe të Rinjtë në Qarkun e Korçës

NGA: Erjon Nexhipi:

“Ishte një nder të mirëprisnim në eventin përmbyllës të projektit tonë “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës” bashkëpunëtorët që na kanë mbështetur në këtë projekt. Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj, së bashku me zv.ministrat Z. Arjan Jaupllari dhe Z. Dhimitër Kote, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Tayyar Kağan Atay, Koordinatori i TIKA në Tiranë, Z. Mustafa Ata, dhe drejtues të institucioneve rajonale dhe vendore.

Ky projekt, me një qasje rajonale, ka sjellë rezultate të prekshme dhe konkrete për të gjithë Qarkun e Korçës. Disa nga arritjet kryesore përfshijnë:

– Interesimi i madh për projektin, me plot 170 aplikime nga të rinjtë e gjithë rajonit, dëshmon rëndësinë dhe nevojën për këtë lloj trajnimi në Korçë.

– Trajnimi i 25 të rinjve të përzgjedhur, të cilëve ju ofrua një kurs në një nivel të lartë profesional, duke përfshirë teori të avancuar, praktikë intensive dhe njohuri të thelluara në fushën e bletarisë moderne.

– Pajisja e 23 të rinjve me paketën e start-up, që përfshin 5 koshere moderne, vegla të nevojshme për bletari dhe 5 familje bletësh. Kjo paketë do t’u japë mundësinë të rinjve të fillojnë aktivitetet e tyre si bletarë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të bletarisë në rajonin tonë.

– Krijimi i parkut të bletëve në Shkollën Profesionale të Shërbimeve me 35 koshere të reja, duke e bërë këtë park një burim të qëndrueshëm për edukimin dhe trajnimin e brezave të ardhshëm në bletari.

– Zhvillimi i një kurrikule të specializuar për studentët e shkollës profesionale, e cila do të ofrojë arsimim të cilësuar dhe mundësi të reja për të rinjtë e rajonit.

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe përkushtimin e partnerëve tanë. Falë Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) për ndihmën e jashtëzakonshme në sigurimin e pajisjeve dhe fondeve të nevojshme për suksesin e këtij projekti. Një falenderim i veçantë shkon për Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë për trajnimin cilësor dhe përgatitjen e të rinjve tanë me njohuri të thelluara dhe praktike. Falenderime të përzemërta për bletarët e Qarkut Korçë, që ishin burimi i frymëzimit për këtë projekt. Gjithashtu, një falënderim për RTSH Korça për mbulimin mediatik të projektit dhe për informimin e publikut për çdo hap të rëndësishëm.

Gjatë eventit, shpërndamë certifikata për të rinjtë që përfunduan me sukses kursin dhe u angazhuan për të ndjekur pasionin e tyre në bletari. Ky projekt është një dëshmi e asaj që mund të arrihet kur investojmë në rininë, inovacionin dhe ruajtjen e traditave tona.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij suksesi dhe që ndatë këtë moment të veçantë me ne!”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e martë dhe data shënon 1 tetor 2024. Jemi sot në ditën e parë të këtij muaji, të cilit i urojmë mirëseardhjen.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me njërën nga simbolet e qytetit tonë, me Katedralen dhe të urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të martë dhe muaj të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”.

Bujqësia dhe rritja e sipërfaqes nën ujë prioritet i Bashkisë Maliq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo:

“Punonjësit tanë tregojnë përkujdesje të vazhdueshme për të mirëmbajtur dhe përmirësuar

kushtet në të gjitha institucionet parashkollore.

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

KOKSH-i: Sporti shqiptar humbi sot Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja

Sporti shqiptar humbi sot një prej figurave më emblematike të tij, Mjeshtrin e Madh, Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja.

Trajneri i sukseseve të mëdha të volejbollit shqiptar mbylli sytë përgjithnjë në moshën 91-vjeçare. Profesor Xhela do të kujtohet përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm në formësimin e brezave të ndritur të volejbollit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Niko Peleshi mesazh ngushëllimi për Vangjel Kojën: Lamtumirë mjeshtër!

“Lamtumirë mjeshtër! Deri sa mbylli sytë, ikona e sportit shqiptar Vangjel Koja jetoi me

pasionin dhe përkushtimin për volejbollin, duke i dhuruar ekipeve dhe tifozëve emocione të

paharrueshme. Kujtimi i tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e rinj.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!

Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Një figurë e shquar e sportit, Koja filloi karrierën e tij si atlet dhe më pas u spikat në basketboll dhe volejboll, duke përfunduar si trajner i skuadrës së famshme Dinamo.

Si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ai jo vetëm që arriti të fitonte tituj kampion kombëtar, por edhe të krijonte një ekip që la gjurmë në arenën evropiane. Dedikimi i tij i pashoq dhe përkushtimi ndaj sportit e bënë një ikonë të vlefshme për brezat e rinj.

Homazhet në nder të tij do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë, ku familja, miqtë dhe komuniteti sportiv do t’i japin lamtumirën një prej figurave më të ndritura të sportit shqiptar. Trashëgimia e tij në volejboll dhe roli i tij si mentor i sportistëve të rinj do të kujtohet gjithmonë.

Lamtumirë mjeshtër! Të qoftë dheu i lehtë!

Portali “KORÇA BOOM” i shpreh ngushëllimet e thella familjes!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Biglla e Dardhës!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e hënë dhe data shënon 30 shtator 2024. Jemi sot në ditën e fundit të këtij muaji.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga maja Bigëll në Dardhë dhe t’ju urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të hënë dhe javë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

620000 copë rasate krapi autokton në liqenin e Prespës

620000 copë rasate krapi autokton iu shtuan liqenit të Prespës për ripasurimin dhe ripopullimin e kësaj pasurie natyrore. Në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone, në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i prodhuar dhe rritur në Ekonominë e rritjes dhe prodhimit të rasatit të krapit në Zvezdë të Korçës.

Pasurimi i liqenit me rasatet e peshkut është një vlerë e shtuar në rritjen e numrit të stokut të species së krapit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korani, thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar

Në Pogradec, kuzhina lokale shquhet për gatimet e saj me peshk të freskët nga liqeni, ku korani, belushka dhe ngjala janë ndër më të preferuarit. Çdo pjatë përgatitet me mjeshtëri dhe traditë, duke i dhënë një shije të veçantë dhe autentike.

Peshku i freskët, i kapur në mëngjes, transformohet në receta unike nga duart e kuzhinierëve të zonës, të cilët ruajnë me fanatizëm sekretet e vjetra të gatimit. Vizitorët që shijojnë këto pjatanca e kuptojnë pse kuzhina e Pogradecit është një thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar. Një drekë e tillë e bën të dielën të mrekullueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 29 shtator

Dita e sotme do të karakterizohet me një rënie të lehtë të temperaturave dhe në zona të caktuara do të ketë edhe reshje shiu.

Rrymat ajrore që mbizotëronin nga jugu do t’i lënë vendin rrymave të ftohta. Kështu do të kemi një rënie me disa gradë ditën e sotme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News