Connect with us

Sporti

Një xham autobusi i thyer dhe sharrje mes tifozërivë pasojat e përballjes në air albania

Sigurisht që një përballje si ajo e mbrëmshmja mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk mund të përfundonte pa incidente nga të dy tifozëritë.Gjithmonë sa herë janë përballur këto dy skuadra, ka pasur acarime mes tifozërive si në Korçë, por edhe në kryeqytet.Mbrëmë ndeshja ishte në Tiranë dhe ishin tifozët e Partizanit, ata që sulmuan autobusin e Skënderbeut. Për pasojë ka një xham të thyher, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ana e tifozëve.Autobusët ishin të parkuar dhe atje ndodhi incidenti. Incidente të tjera nëse mund të quhen të tilla ishin përplasjet në distancë me fjalë ofendurese nga ana e të dy tifozërive.Kanë qenë të dy palët që kanë ofenduar në kor njëra-tjetrën dhe këto janë normale në përballje të tilla. Gjithsesi ndeshja përfundoi me kaq dhe nuk ka pasoja të tjera.

Sigurisht që një përballje si ajo e mbrëmshmja mes Partizanit dhe Skënderbeut nuk mund të përfundonte pa incidente nga të dy tifozëritë.Gjithmonë sa herë janë përballur këto dy skuadra, ka pasur acarime mes tifozërive si në Korçë, por edhe në kryeqytet.Mbrëmë ndeshja ishte në Tiranë dhe ishin tifozët e Partizanit, ata që sulmuan autobusin e Skënderbeut. Për pasojë ka një xham të thyher, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ana e tifozëve.Autobusët ishin të parkuar dhe atje ndodhi incidenti. Incidente të tjera nëse mund të quhen të tilla ishin përplasjet në distancë me fjalë ofendurese nga ana e të dy tifozërive.Kanë qenë të dy palët që kanë ofenduar në kor njëra-tjetrën dhe këto janë normale në përballje të tilla. Gjithsesi ndeshja përfundoi me kaq dhe nuk ka pasoja të tjera.

Continue Reading

Sporti

Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë

Një mungesë e ndjeshme duket se do të jetë për korçarët në ndeshjen e radhës. Nga sa është parë, mesfushori Juri Merlim ka punuar gjatë këtyre ditëve i veçuar nga grupi, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Edhe në qoftë se do të rikuperohet deri ditën e ndeshjes së radhës, përsëri mundësitë ta fillojë si titullar janë shumë të pakta, për të mos thënë minimale. Duket se stafi po merr menjëherë masa dhe ka disa alternativa në këtë drejtim ku Franklin, Pecani janë më se të gatshëm për këtë pozicion.

Madje mund të thuhet se Merlim realisht nuk ka qenë në ditët e veta më të mira, por loja e tij në mesfushë është edhe përcaktuese në lidhje me ecurinë e ekipit. Si duket ka humbur nga ato vetitë e tij që godiste në drejtim të portës dhe shënonte.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!

Dy sulmuesit e Skënderbeut në foton e mësipërme janë 10 dhe 11 që do të thotë Ermir Rashica dhe Ardit Nikaj. Dy lojtarë të talentuar me shumë të ardhme dhe që janë sulmi i krahëve të Skënderbeut me Bismarkun në majë.

Të dy pjesë e kombëtares U-21 dhe që pavarësisht se akoma nuk janë në 100% të formës përsa i përket golave, janë lojtarë shumë të rëndësishëm te bardhekuqtë dhe kështu do të jenë absolutisht edhe në javët në vijim.

Ermir Rashica ka shënuar 3 gola deri tani, ndërkohë që Ardit Nikaj ka tundur vetëm 1 herë rrjetën në këto 7-të javë dhe së bashku mbajnë shifrën e 4-r golave.

Në kampin bardhekuq presin shumë nga kjo dyshe që këtë javë ndaj Egnatias dhe padiskutim presin shumë nga Rashica dhe Nikaj edhe tifozëria bardhekuqe.

Një dyshe që do ta donte ta kishte pjesë e ekipit në të gjitha skuadrat e superligës dhe prandaj Rashica dhe Nikaj, mbeten dy titullarë me vlerësim të madh dhe dy lojtarë që jo më kot njëri mban numri 10-të dhe tjetrin 12-të.

Froca Ermir! Forca Ardit!

Golashënuesit e Skënderbeut në 7 javë kampionat

Ermir Rashica          3 gola

Bismark Çarls           2 gola

Ardit Nikaj                1 gol

Elvis Prençi               1 gol

Mario Rabiu             1 gol

Luço Vaskez             1 gol

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League

Për herë të parë në histori, një trupë e plotë arbitrash shqiptarë (kryesor, asistentë, arbitër i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Europiane.

Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.

Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.

Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin europian.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë

Edhe pse gjatë këtyre ditëve stërvitore pas ndeshjes me Tiranën, stafi i Skënderbeut ka folur me lojtarët për atë që është parë në fushën e lojës, kjo nuk ka qenë e plotë. Themi këtë pasi sot në orën 12:00 ekipi do të jetë në një seancë analize, ku nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjes me Tiranën, Gvozdenoviç dhe stafi i tij do t’u tregojnë lojtarëve se ku kanë gabuar dhe cilat janë anët e dobëta në atë ndeshje.

Natyrisht që do të ketë përgjegjësi individuale ashtu si edhe ekipore, por më shumë Gvozdenoviç do t’i mëshojë faktit që gabimet e vëna re të mos përsëriten në ndeshjen e radhës. Në fakt korçarët kanë punuar në këtë drejtim, ku shihet shpesh që ndëshkimet vijnë nga gabimet individuale në momente disekulibri në lojë.

Edhe pse janë momente të pakta, kjo ka ndikimet e veta ku edhe kanë pësuar gola që realisht kanë bërë që ekipi të mos dalë dot me pikë edhe pse loja është e pëlqyeshme në një përqindje të konsiderueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave

Në sezonin e kaluar korçarëve nuk u kanë munguar pikët në ndeshjet e transfertave, jo vetëm barazime që kanë qenë të dukshme, por kanë mundur të marrin edhe fitore. Por në këto javë të këtij sezoni duket se në transfertë nuk po gjejnë dot ritmin e duhur për të marrë pikë.

Po të shikosh, të shtatë pikët i kanë marrë në fushën e tyre me atë barazim të parë me Elbasanin, fitoret me Vllazninë dhe Laçin. Këtë fakt e ka pranuar edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç i cili ka deklartuar: “Në sezonin e kaluar luanim më mirë dhe merrnim pikë më shumë jashtë fushe. Këtë sezon është e kundërta. Këtu do të ndalemi dhe duhet të ndryshojmë këtë statistikë.”

Një relalitet që është i dukshëm nga të gjithë dhe pikët flasin vetë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e diel me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!

Egnatia duket realisht se ka humbur diçka nga forca e sezonit të shkuar, kur dominonte çdo kundërshtar, por është fakt që me Partizanin ndikuan jo pak mungesat që trajneri Tetova kishte në mbrojtje. Arbenit Xhemajli nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Për të njëjtën arsye nuk luajtën Dylis dhe Fangaj, por këta të fundit të paktën ishin në stol. Trajneri Tetova nuk preferoi ndoshta të rrezikonte, duke i ruajtur dy lojtarët për sfidën e radhës me Skënderbeun në Korçë. Shpresat janë që Dylis dhe Fangaj do të jenë gati për këtë transfertë dhe ky është një lehtësim për stafin teknik të rrogozhinasve. Por edhe për këtë javë mungesat nuk u ndahen kampionëve në fuqi.

AHMETAJ – Mesfushori Alesandro Ahmetaj, titullar në ndeshjet e fundit, nuk mund të luajë kundër Skënderbeut, sepse është i skualifikuar për shkak kartonësh. Kartoni i verdhë që lojtari mori ndaj Partizanit të premten e kaluar ishte i katërti, kështu që ai e ka humbur sfidën e javës së 8- të. Ahmetaj shënoi 2 gola në fitoren e thellë kundër Bylisit dhe po bënte një paraqitje të mirë, ndërsa tani vjen ky pushim i detyruar. Në mesfushë Egnatia në fakt ka alternativa. Aleksi, që ka luajtur në mbrojtje, pritet të kthehet në vendin e tij, ndërkohë që të gatshëm për trajnerin Tetova janë edhe Zejnullai, Lushkja dhe Ujka, apo edhe Uotlai.

SULMI – Kampionët në fuqi vazhdojnë të shfaqin probleme në repartin e sulmit, ku në 7 ndeshje të zhvilluara vetëm 2 gola kanë realizuar lojtarët e këtij reparti. Vuthaj ka shënuar vetëm një gol me penallti, po ashtu edhe Xhoel e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. Këta kanë qenë dy sulmuesit titullarë të rrogozhinasve, ndërsa ata që janë aktivizuar si zëvendësues, Kasa, Drame dhe Jahaja, nuk kanë shijuar ende golin e parë sezonal.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…

Deri në këto momente Ermir Rashica është golashënuesi me i mirë i korçarëve me tre gola të shënuar. Si një sulmues i krahut të majtë ai dallohet për shpejtësinë në veprime dhe si një goditës i portës.

Por realisht, për një sulmues si ai duhet të ishin më shumë gola, gjithsesi është fillimi dhe deri në fund të kampionatit mund dhe shpresohet se do të shënojë edhe më shumë.

Por ajo që të bën përshtypje po ta ndjekësh me kujdes, është veprimi i tij kur shënon dhe merr pikërisht ato pozicione që edhe Kristiano Ronaldo merr pas shënimit.

Pra duket se kë ka idhull Rashica dhe kë ndjek në lojë se si vepron dhe si feston.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!

Portieri Almeida Costa, mbrojtësit Klesti Blaceri, Euxhenio Torollari, mesfushori Shkëlzen

Tako si dhe trajneri Egli Malësija janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së dytë në

Grupin B të Kategorisë së Dytë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo dhe trajneri Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive. Shqipëria e Silvinjos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, Shqipëria e vajzave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00). Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet kombëtare të moshave. Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet kombëtare të moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive. Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Hollandës dhe Ishujve Faroe. Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.

Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor – 5 nëntor. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).

Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në ora 18:00. Kjo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.

Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër. Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-28 tetor.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News