Sporti
Njëri trajner tjetri lojtar dy super liço për skënderbeun
Nëse ka te Skënderbeu një gjë të veçantë ata janë padyshim dyshja me mbiemrin Liço. Gentjan Liço dhe Dean Liço, janë njëri trajner dhe tjetri lojtar në fushë. Babë e bir që kontribuojnë për Skënderbeun prej vitesh, ndërkohë që këtë sezon edhe ata kanë mision më shumë se të madh, të nderojnë Skënderbeun në superligën shqiptare.Gentjani ka vite të tëra që qëndron në stol, ndërkohë që si lojtar padyshim që vlerat e tij kanë qenë të mëdha dhe nuk ka nevojë që ti përmendim. Gentjani si trajner ka qëndruar ndihmës me trajnerë me emër, ashtu siç është në këto momente ndihmësi i Ivan Gvozdenoviç. Gentjani është nga ata trajnerë që vërtet i duhet këtij Skënderbeu. Mundohet që të fusë shpirtin luftarak në fushë te të gjithë lojtarët dhe asnjëherë nuk është se bën dallime, sepse ka djalin në skuadër. Madje më shumë të bërtiturat prej Gentjanit shkojnë në adresë të Deanit.Një trajner si Gentjani padyshim që është një vlerë më shumë se e madhe.Për të kaluar te Dean Liço, 23-vjeçari që pritet të shprthejë në këtë sezon me fanelën e Skënderbeut, pas shumë vitesh larg ekipit të vendlindjes së tij. Kujtojmë që Dean Liço, nisi karrierën e tij në vitin 2015 me Skënderbeun U-17, më pas kaloi në Spanjë te Leganes B, Sporting U-19, Lazio U-19, Askoli në Itali, Partizani dhe tashmë që sezonin e kaluar ka riveshur fanelën që i shkon më shumë se asnjë fanelë tjetër, atë të Skënderbeut.Deani është një lojtar me shumë të ardhme dhe ka vlera të mëdha në mesin e fushës. Shtatlartë, luftarak dhe është një nga pikat kyçe të këtij Skënderbeu. Të shohim nëse vërtet Deani do të jetë si babai i tij.Dy Liço, njëri baba dhe tjetri djali, vërtet diçka e rallë. Si kjo foto që po sjellim për ju më poshtë rallë gjen për këtë dyshe te Skënderbe, pasi të dy punët i kanë të ndara te Skënderbeu, njëri është me grintë në pankinë, ndërkohë që tjetrit i del për detyrë të jetë me më shumë grintë, atje, në fushën e blertë.Suksese familjes Liço dhe në veçanti, Gentjanit dhe Deanit!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti9 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!