Sporti
Njihuni me nojerin e ardhshëm të akademisë së klubit skënderbeu pasion i çmendur për futbollin
Sigurisht që në moshë të vogël të gjithë fëmijët duan t’i ngjajnë dikujt dhe të bëhen futbollistë të mëdhenj. Me të drejtë fëmijët shpresojnë dhe besojnë shumë te loja e këmbës, lojë që në fakt tërheq miliona fëmijë anembanë rruzullit.Në qytetin tonë Korçës, dëshira për futbollin është e madhe ashtu si kudo, dhe Akademia e klubit “Skënderbeu” ka mbledhur qindra fëmijë që stërviten çdo ditë në fushat e futbollit.Kaq shumë i “çmendur” për lojën e këmbës është ky fëmijë që po sjellim për ju dhe që shikoni në fotot më poshtë.Quhet, Tomas Trebicka dhe është futbollist i datëlindjes 2010.Një djalosh më shumë se simpatik dhe është pjesë e portierëve të Akademisë. Stërvitet çdo ditë me ëndrrën e madhe për t’u bërë një portier i madh dhe jo më kot në ambinetin e Akademisë “Skënderbeu” të gjithë i thërrasin Nojer.Ka një talent vërtet të madh, ndërkohë që mësojmë se e dashiron aq shumë futbollin, sa me dorezat fle çdo natë dhe mezi pret të nesërmen për të qenë atje, sërish në stërvitje me shokët e ekipit.Toma, siç ka dëshirë ta ketë emrin kur është në stërvitje është portier i talentuar dhe luan me ekipet e Akademisë, duke treguar se është një portier me shumë të ardhme.Vetëm 13 vjeç dhe sportin e futbollit e ka nisur që në moshën 6-vjeçare. 7 vite që nuk pushon së stërvituri në qytetin e tij dhe pret me padurim që një ditë të jetë i denjë, pse jo të mbrojë edhe portën e kombëtares.Një dëshirë vërtet e “çmendur” dhe e ligjshme, sepse Toma ka premise shumë të mira për t’u bërë ai që ëndërron.Jeton me futbollin dhe po rritet me futbollin, sportin që e mban të lidhur prej 7 vitesh Tomas Trebickën.Suksese kampion! Suksese Nojeri i Skënderbeut!I urojmë t’i realizohet çdo dëshirë që Toma ka!Shikoni disa nga momentet të Tomas Trebicka në fotot që po ju sjellim më poshtë.
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti1 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special
-
Ngjarje12 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!