Connect with us

Polici

Nostalgji shikoni numrin pesë në këtë foto është një ikonë e harruar gjergoja

Pa të shkuar nuk ka të ardhme, nuk ka identitet dhe për fat të mirë tek Skënderbeu ka qënë një plejadë e tërë futbollistësh. Një prej tyre është edhe Gjergji Shule ose siç të gjithë e njohin, Gjergoja.Shikoni foton më poshtë, ka numrin pesë në fanelën e tij.Djaloshi korçar që dha shumë për këtë ekip, nisi një karrierë në Korçë, duke parë talentin e tij menjëherë e ka marrë ekipi i Partizanit ku edhe luajti futboll për dy vite. Më pas në moshën 23- vjeçare rikthehet në Korçë dhe luan më këtë ekip deri në vitin 1970. Ai tashmë është në moshën 80 vjeçare por sporti e ka mbajtur si një djalë të ri.E kemi takuar në Selanik, atje ku edhe jeton që prej vitit 1992. Kur i kujton futbollin, ekipin e Skënderbeut në sytë e tij shikon lot. Kur e pyetëm mbi atë ç’ka ka dhënë filloi dhe foli më shumë për shokët duke harruar veten. I tillë ka mbetur Gjergoja, kështu e kujtojnë të gjithë. Ka qënë një tjetër ikonë, Jani Kaçi që për të ka deklaruar: “Një futbollist potent me një gjuajtje që rallë e shikon edhe sot, por mbi të gjitha njeri shumë i mirë. Unë kam qenë tek Partizani kur Gjergoja ishte larguar, por ajo që më bënte përshtypje ishte fakti se për të flisnin me respekt të gjithë futbollistët”.Mesfushori organizator, që në këmbët e tij përkëdhelej çdo top, ishte shpirti i skarificës në lojë. I kudondodhur, shpirti i sakrificës në ekip. Ka shënuar shumë gola në karierë, por për fat të keq duket se ndonjëherë je dhe i haruar. Por jo, njerëzit dhe futbollistët e mirë gjithmonë do të jenë në memorien e spordashësve.Faleminderit Gjergo, për gjithçka dhe për këtë këtë Korçë, për këtë Skënderbe. Të gjithë duan të të shohin edhe njëherë në stadium, të gjithë kanë për të të dhënë një urim, për një jetë sa më të gjatë. Edhe portali ynë “Korça Boom “ të uron: Paç gjithmonë mbarësi, shëndet dhe një jetë sa më të gjatë.

Continue Reading

Ngjarje

Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fund të parkut “Rinia” në afërsi të shkollës “Mekanike”. Në këtë rrugë për shkak të ngushtësisë është shumë e vështirë të parakalohet, pikërisht këtë ka dashur të bëjë njëri prej drejtuesëve të mjetit.

Për pasojë ka goditur edhe dy makina të tjera. Fati i mirë ka qenë fakti se nuk ka të lënduar nga kalimtarët. Në këtë orë kjo zonë është shumë e populluar. Forcat e rendit kanë shoqëruar njërin prej drejtuesëve të mjetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Flash News