Korça në traditën e vet ka edhe Karnavalet. Rrugicat ta japin këtë mundësi dhe kur lidhet me Serenatën bëhet edhe më e bukur.
Natyrisht edhe sot zhvillohen Karnavalet në Korçë, por me një dimension tjetër ku ka edhe elemente të modernes.
Në foton që ne ju sjellim janë Karnavalet “bio”, pikërisht kjo foto është e vitit 1937 dhe tregon se në çdo familje korçare ishin edhe rrobat gati për atë ditë.
Çdo familje kishte menduar për fëmijët e vet, që traditën në veshje ta ruante dhe sot ajo është e transmetuar. Një vlerë e shtuar për Korçën dhe për gjithë traditën tonë të kulturës, si në veshje ashtu edhe në mesazhe.