Korçë
Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të javës “Dyer të hapura për qytetarët”, ambientet e komisariateve të Drejtorisë Vendore Korçë, u vizituan gjatë ditës së sotme, nga nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut, të shoqëruar nga mësuesit e tyre dhe oficerët e sigurisë.
Nxënësit u pritën në ambientet e komisariateve, nga shefat e komisariateve dhe shefat e Seksioneve të Rendit, me të cilët zhvilluan bashkëbisedime, ndërkohë që vizitonin ambientet.
Ata treguan kureshtje dhe drejtuan një sërë pyetjesh lidhur me detyrat dhe funksionin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, nxënësit u njohën me një historik të Policisë së Shtetit, në kuadër të 112-vjetorit të krijimit të saj, si dhe me disa nga rezultatet e arrira gjatë këtyre viteve.
Stafet drejtuese të komisariateve falënderuan nxënësit dhe mësuesit për vizitën, dhe u shprehën të gatshëm që kjo vizitë të pasohet dhe nga të tjera. Lirshmëria e nxënësve, nëpërmjet pyetjeve të tyre dhe falenderimeve, për shërbimin që marrin çdo ditë nga punonjësit e Policisë, pranë shkollave, rrugëve dhe lagjeve të qarkut, krijuan një klimë shumë miqësore.
On the occasion of the 112th anniversary of the establishment of the State Police and as part of the “Open Doors Week for Citizens,” the premises of the Police Directorates of Korça County were visited today by elementary and high school students from the district, accompanied by their teachers and security officers.
The students were welcomed in the premises of the police stations by the heads of the stations and the Heads of Public Order Sections, with whom they engaged in discussions while touring the facilities.
“KORÇA BOOM”