Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, kjo nga rreziku i lisë së majmunëve. Një sëmundje në formën e një epidemie, që ka prekur shumë vende në Kongo, nga e ka edhe prejardhjen duke u përhapur në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë. Një sëmundje me simptoma si të gripit, por e shoqëruar me puçra në të gjithë trupin që mbushen me qelb.
“Është e qartë se duhet një koordinim ndërkombëtar për të parandaluar përhapjen, për të ruajtur jetët e njerëzve”- ka theksuar OBSH.
Qendra e kontrollit të sëmundjeve në Afrikë ka bërë me dije se janë regjistruar 17.000 raste dhe ka pasur 517 humbje jetë njerëzish.