Connect with us

Sporti

Partizan plays against bate borisov doctor jorgo pantazi reminds you of the penalty

Tomorrow, Partizan plays the return match against Bate Borisov, a team that even Skënderbeu has met before in 2014.It was the well-known physiotherapist, Jorgo Pantazi, who posted a post on his page a few hours ago, remembering that match in Skenderbeu against Bate Borisov and illustrated it with this photo.In the photo it is clear that against Skenderbeu it was a clear 11-meter penalty, while for Bate Borisov the physiotherapist says it was not even a penalty. Here are the words of the well-known doctor, Jorgo Pantazi: “I don’t know if there can be any referee in the world who doesn’t give this a red card.”

Tomorrow, Partizan plays the return match against Bate Borisov, a team that even Skënderbeu has met before in 2014.It was the well-known physiotherapist, Jorgo Pantazi, who posted a post on his page a few hours ago, remembering that match in Skenderbeu against Bate Borisov and illustrated it with this photo.In the photo it is clear that against Skenderbeu it was a clear 11-meter penalty, while for Bate Borisov the physiotherapist says it was not even a penalty. Here are the words of the well-known doctor, Jorgo Pantazi: “I don’t know if there can be any referee in the world who doesn’t give this a red card.”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize

“Është moment krize, por nuk e merituam humbjen.”- këto janë fjalët e para të trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Egnatian. Në fakt ekuilibrat u prishën në momentin që korçarët luanin me një futbollist më pak dhe ishte e vështirë të përshtatej ekipi dhe sidomos kur bëhej fjalë për repartin e mbrojtjes.

Më tej Gvozdenoviç ka vazhduar: “Ky është Skënderbeu, bëmë maksimumin e mundshëm edhe pse me një futbollist me pak se kundërshtari. Mund të them se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pasi kundërshtari nuk ishte më mirë se ne.”

Gvozdenoviç përfundon: “Kemi besim, lojtarët e kanë vënë re që është një moment i vështirë, por do t’ia dalim. Kemi nevojë për pak kohë që të fitojmë edhe besimin psikologjik.”

Ndoshta ndërprerja e kampionatit do t’u shkojë për shtat korçarëve në shumë drejtime dhe Gvozdenoviç këtë ka parasysh kur thekson edhe faktorin kohë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë

U-19 Apolonia – U-19 Skënderbeu 0-2

Shënues: Shuri 2’, Shkëmbi 89’

Ndërkohë që Skënderbeu po vuan këtë sezon në superligë, është një tjetër Skënderbe që po shkëlqen nga java në javë. Bëhet fjalë për Skënderbeun U-19 skuadër që ka javë pas jave po bind dhe sot kryeson superligën shqiptare, duke konfirmuar se është kandidate këtë sezon për të fituar titullin kampion.

Sot në transfertën e vështirë të Fierit, Skënderbeu fitoi pastër 2-0, me dy gola në limitet e pjesëve. Që në minutën e 2-të janë miqtë nga Korça që shënojnë me anë të Shuri duke befasurar fierakët. Golin tjetër dhe të sigurisë Skënderbeu e shënon vetëm 1 minutë nga fundi duke fituar në këtë mënyrë një ndeshje me shumë vlera.

Pas 6-të javëve të para Skënderbeu për të rinj ka 15 pikë, pra 5 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërkohë që në vend të dytë është Partizani me 3 pikë më pak 12 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Vërtet një super skuadër kanë këtë sezon të rinjtë e Skënderbeut dhe kujtojmë që nëse shpallen kampionë në fund, do të luajnë në Champions League. Mundësitë janë të mëdha, kjo sepse po konfirmohet forma e mirë e ekipit javë pas jave.

Suksese Skënderbeut të të rinjve të Akademisë së klubit bardhekuq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …

Kategoria Superiore nga viti 2009 dhe deri më sot duket qartë se ka një ekip kampion. Skuadra rekordmene është Skënderbeu që ka grumbulluar 830 pikë në 484 ndeshje e ndjekur nga Tirana me 779 pikë në 482 ndeshje. Podiumi plotësohet nga Teuta me 761 pikë në në 518 ndeshje. Pikërisht skuadra durrsake dhe Laçi janë skuadrat me numrin më të lartë të ndeshjeve, pasi janë të vetme që kanë luajtur gjithmonë në Superiore këto 15 vite.

Skënderbeu në këtë renditje mban rekordin e pikëve dhe fitoreve të arritura, 244. Teuta është skuadra me numrin më të lartë të barazimeve 143, ndërsa Vllaznia ka më shumë humbje 174. Partizani ka diferencën më të mirë të gola +220, ndërsa më të keqen e ka KF Apolonia -132. Vetëm 7 ndeshje Elbasani ka më pak takime ndërsa ndeshjet e Elbasanit janë llogaritur më vete. Numrin më të ulët të fitoreve e ka Korabi vetëm 2, ndërsa Elbasani ka numrin më të ulët të humbjeve 1 dhe barazimeve 3.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë nga nesër, ku do të stërviten deri ditën e enjte e më pas do të udhëtojnë drejt Pragës. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 7 tetor 2024

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 11:30
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 8 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 9 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

E enjte, 10 tetor 2024

  • Stërvitja zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 10:00.
  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 18:30.

E premte, 11 tetor 2024

  • ÇEKI – SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin “Epet Arena”, Pragë, Çeki

E shtunë, 12 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 20:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 13 tetor 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Mikheil Meskhi ”, në ora 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Mikheil Meskhi”, Tbilisi, Gjeorgji në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 14 tetor 2024

  • GJEORGJI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin Mikheil Meskhi ”, Tbilisi, Gjeorgji.

*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

11 nga futbollistët e kësaj liste aktivizohen në klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar. Stafi teknik i U-17 ka zhvilluar disa miqësore dhe seleksionime gjatë këtij viti për t’u përgatitur si duhet për këtë raund kualifikues. Skuadra do të zhvillojë në Tiranë përgatitjet që prej 6 tetorit e deri në fund të ndeshjeve.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 3 së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 9 tetor me sfidën që nis në ora 15:00 dhe më 12 tetor do të përballet me Hollandën (ora 15:00). Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumun “Air Albania”. Sakaq, ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, ora 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë

3 ndeshje ka luajur Devolli në 3 javë kampionat në kategorinë e dytë dhe pas dy barazimeve vjen edhe fitorja e parë e sezonit, duke bërë që devollinjtë të çlirohen nga “makthi” i barazimeve.

Fitorja e sotme ka ardhur në transfertën e vështirë të Delvinës, ndërkohë që trepikëshin duhet ta kishin mbyllur më parë devollinjtë që mbyllën pjesën e parë në barazimin 0-0 të pjesës së parë.

Në të dytën dhe pikërisht në të 61-ën ishte Ivani që kalon Devollin në avantazh, ndërkohë që 6-të minuta më vonë është Delvina që barazon shifrat në 1-1. Hasaj 10-të minuta nga fundit shënon edhe golin e dytë dhe të fitores dhe shpërthen festa në radhët e devollinjve që më së fundi shënojnë fitoren e parë.

Në tre javë kujtojmë që Devolli ka 2 barazime dhe 1 humbje dhe renditen në vendin e pestë.

Suksese Devollit, trajnerit Meraku dhe presidentit Spartak Meraku!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2
Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3
Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2
Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore

Maliqarët i janë falur 7 minutave të ndeshjes së sotme, teksa kanë fituar me “zemër në dorë” në transfertë. 1-2 kanë fituar djemtë e trajnerit Egli Malësija në Memaliaj.

Një fitore me vlera për Maliqin që në dy javë të luajtura deri tani, ka 6 pikë të plota. Sot në Memaliaj pjesa e parë është mbyllur në bardhësinë 0-0, ndërkohë që në të dytën janë shënuar 3 golat e ndeshjes.

Të parët që kanë shënuar kanë qenë vendasit që shënuan në minutën e 50-të me anë të Hyzellari. U duk se çdo gjë do të shkonte në favor të Memaliajt, porn ë 7-të minutat e fundit Maliqi ndez “motorët”. Në të 83-ën minutë është Kame që barazon rezultatin dhe i hap rrugë serisë së fitores.

Një minutë nga fundi 11-metërsh për Maliqin dhe është Demollari që gjuan saktë dhe ngre në këmbë maliqarët për festën e fitores.

Edhe pse janë luajtur 3 javë, Maliqi ka luajtur dy ndeshje dhe me dy fitore, ka 6 pikë të plota.

Suksese Maliqit!

GRUPI B:

Memaliaj – Maliqi 1-2
Shënues: Hyzellari 50′ / Kame 83′, Demollari 89′ (p)

Këlcyra – Tomori 0-0

Turbina – Shkumbini 2-3
Shënues: Mesia 17′,  Ismailaj 45′ / Nexha 10′, Sulkja 13′, Mounde 45′

Butrinti – Oriku 0-0

Delvina – Devolli 1-2
Shënues: Arroyo 67′ / Ivani 61′, Hasaj 80′)

RENDITJA:

Oriku 7 pikë

Shkumbini 7 pikë

Maliqi 6 pikë

Butrinti 5 pikë

Devolli 5 pikë

Tomori 4 pikë

Luftëtari 3 pikë

Këlcyra 2 pikë

Turbina 1 pikë

Delvina 0 pikë

Memaliaj 0 pikë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!

Në shumë momente të lojës tifozëria korçare ka pasur kontestime edhe mbi gjykimin. Kujtojmë që këtë takim e ka gjykuar Kreshnik Cjapi dhe shpeshherë është ndeshur me thirrjet në kor të tifozëve korçarë që kanë kontestuar momente të lojës.

Mendohet se në momentin që është nxjerrë kartoni i kuq për Vaskues, si veprim është i dënueshmëm si futbollist i fundit, por duhet parë diçka tjetër. Kjo lidhet me pretendimin e madh se sulmuesi Dardan Vuthaj në momentin që ka marrë topin ka qenë në pozicion jashtë loje.

Por edhe pse u protestua edhe nga futbollistët në fushë, gjyqatri nuk komunikoi me sistemin VAR dhe kjo lë për të dëshiruar. Ndoshta mund të ishte edhe pozicion i rregullt, por duhet transparencë edhe në këtë drejtim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…

Korçarët kanë pësuar një humbje në fushën e tyre. Ka qenë ekipi i Egnatias që me një gol i ka lënë korçarët pa pikë.

Duket se vërtet kjo ndeshje doli jashtë çdo parashikimi, kur korçarët kanë luajtur me një futbollist më pak . Në këto momente trajneri Ivan Gvozdenoviç largoi një sulmues si Nikaj dhe në vendin e tij Ramos dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.

Pikërisht kjo, solli edhe faktin se uli forcën sulmuese dhe ishte e pritshme. Në kushte të një iferioriteti numerik është e vështirë edhe të analizosh atë që ndodh në fushë dhe kjo mund të thuhet për korçarët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News