Connect with us

Kulture

Për shumë vjet gëzuar shën joan pagëzorin

Gëzuar të gjithë vëllezër dhe motra në Krishtin, Joani, Johana, Jani, Ivanka, Vani Xhoana Xhoni, Zhani, Zhaneta, Arjan që mbajnë emrin e bekuar të Shën Joan Pagëzorit Pararendësit7 janari është dita e Krishtlindjes për Kishat katolike lindore dhe Kishat ortodokse, që ndjekin kalendarin julian.Ku festohet?Festohet në Lindjen e Mesme, por edhe në kishën katolike greko-ukrainase. E festojnë edhe të krishterët ortodoksë, që jetojnë në Rusi, Bjellorusi, Serbi, Kroaci, Maqedoni e të tjerë akoma. E veçantë situata në Egjipt, ku katolikët e Kairos e të Aleksandrisë, me provincat përkatëse, e kremtojnë lindjen e Krishtit më 25 dhjetor, ndërsa ata që jetojnë në Egjiptin e Epërm, e kremtojnë më 7 janar, njëheresh me ortodoksët.Pse u zgjodh 7 janari?Duhet pasur parasysh se në vitin 1582 Papa Gregori XIII vendosi ta modifikonte kalendarin e vjetër, vepër e Jul Çezarit, që u quajt “julian” pikërisht për nder të Perandorit. Në të u shlyen  ditët ndërmjet 5 e 14 tetorit 1582 e kështu 25 dhjetori ynë u bë 7 janar. Disa ortodoksë e pranuan ndryshimin; Greqia, për shembull, e kremton Krishtlindjen në të njëtën datë me katoklikët.Data 7 janar nuk ka të bëjë me “skizmën”, siç besohet akoma nga disa, por thjesht me qellime kalendarike. Shumica e kishave ortodokse në mbarë botën  nuk e adoptuan kalendarin gregorian, propozuar nga Papa Gregori në vitin 1582, por vijuan të përdorin Kalendarin Julian, krijuar nën Jul Çezarin. Sipas shpjegimit të Arkimandritit Christopher Calin, dekan i katedrales ortodokse ruse, edhe ortodoksët e kremtojnë Krishtlindjen më 25 dhjetor, por sipas kalendarit që përdorim bie më 7 janarin “tonë”Si kremtohet?Sipas traditës, Krishtlindja ortodokse paraprihet nga një periudhë agjërimi e lutjeje prej 40 ditësh. Nuk është agjërim i plotë: hahet peshk  të mërkurën e të premten. Për Krishtlindje ofrohen qirinj e kokrra gruri në bulim. Natën e festës agjërimi është më i rreptë: hahen vetëm kokrra gruri e fruta.Agjërimi përfundon zakonisht në Kishë, me meshën solemne të mesnatës, Sapo përfundon lutja, besimtarët këndojnë himnin e Krishtlindjes e, në qendër të Kishës, sillet ikona  e festës: një  qiri i madh, simbol i Kometës. Në këtë çast agjërimi merr fund e besimtarët marrin bukën e bekuar.Në ndryshim nga Kisha katolike, në viset ortodokse nuk bëhet Shpella e Betlehemit, por vetëm Bredhi i Krishtlindjes. Traditat e tjera ndryshojnë sipas vendeve. Në Greqi fëmijët nuk i marrin dhuratat nga Plaku i Vitit të Ri, por nga Shën Bazili. Në Bullgari, festa kremtohet rreth buzmit, si ndër ne. Shkëndijat simbolizojnë begatinë e vitit të ri. Në përfundim të drekës, çohet sofra e ushqimet e mbetura ruhen për të vdekurit e dashur, duke i çuar, më pas, mbi varret e tyre. Në Rusi, gjatë darkës hahet mjalt e hudhra, simbol i ëmbëlsisë, por edhe i idhtësisë së jetës.Kalendari gregorian u vendos në Shqipëri në dhjetor te vitit 1912. Kisha ortodokse nuk e përdor Kalendarin gregorian për llogaritjen e Pashkëve, prandaj Pashkët katolike dhe ato ortodokse nuk kremtohen në të njëjtën ditë.

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik – u mirëpresim sot në

sheshin “Rilindja” në Ersekë më 18:00, ne Natën finale të këtij festivali.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!

Trupa e teatrit të Korçës do të jetë për herë të parë në Worcester, ku do të jetë prezent me një shfaqje që ka korrur sukses në Korçë.

Bëhet fjalë për shfaqjen “Nuse vetëm për letra”. Një shfaqje që do të jepet në muajin tetor dhe pikërisht më datën 18-të. Nga sa është mësuar nga organizatorët, ka filluar që në këto moment të njoftohen të gjithë shqiptarët dhe sidomos korçarët, të ndjekin këtë shfaqje të Lenga Bungos me aktorët e teatrit të Korçës.

Një shfaqje që pritet të korrë sukses pasi niveli dhe cilësia në interpretim është shumë e lartë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News