Një tjetër futbollist pogradecar do t’i bashkohet liqenorëve në këtë moment. Duket se drejtuesit kanë filluar të besojnë shumë tek futbollistët vendas dhe tashmë kanë filluar dhe janë drejt konkretizimit me Ildi Shytin.
Futbollisti aktualisht është duke u aktivizuar në Gjermani me ekipin e Kosova Regensburg, por duket se drejtuesit tashmë kanë komunikuar me të dhe janë drejt arritjes së një marrëveshjeje të plotë për t’u rikthyer tek liqenorët.
Në fakt, Shyti kishte pritur që në sezonin e kaluar të ishte pjesë e liqenorëve, por nga sa edhe vetë ka deklaruar në atë kohë: “Më thënë të drejtën, pas ngjitjes së Pogradecit në kategorinë e parë, kisha pritur që të luaja me ekipin ku unë jam rritur dhe kam dhënë zemrën, por kjo nuk ndodhi, pasi dikush në klub nuk ka dashur që pogradecarët të ishin pjesë e projektit.”
Por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Drejtuesit e rinj e kanë parë të arsyeshme të afrojnë një futbollist me shumë përvojë në radhët e tyre dhe ky është Ildi Shyti, i cili shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe nga ana e klubit.
In fact, Shyti had hoped to be part of the Lake Team last season, but as he himself declared at that time: “To be honest, after Pogradec’s promotion to the first category, I was expecting to play with the team where I grew up and gave my heart, but this did not happen, because someone in the club did not want Pogradec players to be part of the project.”
But now it seems that things have changed. The new management has seen it as reasonable to bring a player with more experience into their ranks, and this player is Ildi Shyti, who will soon be officially announced by the club.
“KORÇA BOOM”