Polici
Përjashtohet nga policia stiljan pasho shefi i kufirit të korçës që u arrestuar një natë më parë
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, Kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan–Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtperdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga rradhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë