Sot nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. E kemi fjalën për trajnerët, ata që drejtojnë me idetë e tyre. Natyrisht është tjetër gjë se si reagojnë futbollistët në fushën e lojës.
Sot Gvozdenoviç dhe Brdariç janë përballë, dy trajnerë të huaj që vijnë pothuajse nga e njëjta shkollë e futbollit europian.
Madje të dy kanë të njëjtën mënyrë loje, duke filluar nga vendosja dhe mentaliteti që kanë për të fituar gjithçka. Kanë grintë të dy, por Brdariç është pak më impulsiv, Gvozdenoviç më i qetë në pamje.
Gjithsesi janë trajnerë që janë rritur edhe më shumë në futbollin shqiptar.