Connect with us

Fama

“Personazhe në Fokus” solli mësuesin dhe autorin e librave shkencore z. Niko Face

Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit solli në “Personazhe në Fokus” mësuesin dhe autorin e librave shkencore z. Niko Face.

Arsimi dje dhe sot, roli i mësuesit, misioni i tij, detyrat, por edhe qytetaria si koncept që shkon përtej kufijve gjeografikë ishin disa prej tematikave që u diskutuan gjatë këtij aktiviteti.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Edhe 100 vite të lumtura mjekut endokrinolog Engjëll Gusho!

Në 80 vjetorin e lindjes, feston në punë mjeku endokrinolog Engjëll Gusho.

Të festosh ditëlindjen duke punuar në 80 vjetor është diçka e rrallë. Protagonist i një ngjarjeje të tillë disi të pazakontë është mjeku i njohur endokrinolog Engjëll Gusho.

Sot në datën 7 tetor, mjeku Engjëll Gusho është paraqitur si zakonisht me korrektesën e tij te klinika private ‘Hipokrati’ ku ushtron profesionin prej disa vitesh pas daljes në pension.

Pas vizitave, aty nga mesdita e priste surpriza e kolektivit të klinikës. Ata i uruan në një atmosferë emocionuese 80 vjetorin mjekut Gusho, për të cilin u shprehën se e vlerësojnë me mjaft respekt.

Një respekt që Engjëll Gushon e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe karrierës mbi gjysmë shekullore si në marrëdhëniet me bluzat e bardha, ashtu edhe me pacientët dhe qytetarët për kulturën që ai shfaq.

Historiku jetësor dhe profesional i mjekut Engjëll Gusho është mjaft interesant, por ai me modestinë dhe urtësinë e tij vazhdon të rezervojë vlerat e një qytetarie të mirëfilltë brenda vetes.

E shikon në këtë 80 vjetor ende aktiv, si në profesion, në shëtitjet në natyrë apo në takime me kolegët e vjetër, me të cilët publikon hera-herës në rrjetet sociale foto.

Urimet më të mira në këtë 80 vjetor, modeli i qytetarisë dhe profesionit të nderuar të mjekut, doktor Engjëll Gusho!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Katër ikona të sportit, katër personalitete në një foto

Të respektosh është nderim, të ruash kujtime është meritë e atyre që t’i japin. Kjo ndodh me katër personazhet e fotos së sotme që ne ju sjellim. Ata janë katër personalitete në fushën e sportit dhe të profesionit të nderuar të mësuesit të Edukimit Fizik. Bëhet fjalë për Andrea Cepën, Dhimitër Kacorin, Kristaq Titilin dhe Berti Kotheren.

Ata kanë dhënë shumë në fushën e sportit jo vetëm si sportistë, por edhe si trajnerë, duke nxjerrë nga duart e tyre një plejadë sportistësh në basketboll, atletikë dhe mundje. Ata sot ndihen si të rinj, si atëherë plot energji, por mbi të gjitha janë krenarë për atë që kanë lënë pas. Sot kanë të drejtë të pinë edhe një kafe në atë qetësinë e tyre, pasi kanë lënë gjurmë të pashlyera në botën e sportit. Në një shkrim nuk mund t’i përmbledhësh të gjitha, por një fjalë të madhe mund t’ua themi:

Respekt të madh për atë krenari që na keni lënë! Gjithmonë qofshi të nderuar se e meritoni!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

50-vjet histori dhe krenari Ansambli Artistik “Skënderbeu” Korçë

50-vjet histori dhe krenari Ansambli Artistik “Skënderbeu” Korçë.

Me një përmbledhje e disa prej perlave të suksesit të Ansamblit Artistik “Skënderbeu” u festua 50-vjetori i krijimit.

Në koncertin gala të organizuar në Teatrin “Andon Z. Çajupi” performuan artistët korçarë që janë rritur e formuar pranë këtij ansambli, nën drejtimin e figurave më të njohura të qytetit të Korçës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë Sefedin Braho!

Armand Duka, president i FSHF-së:

“Me trishtim të madh mësova sot lajmin e ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos, një emër i madh i futbollit shqiptar e veçanërisht atij gjirokastrit, pjesë e Luftëtarit, Partizanit si edhe i Kombëtares në periudhën 1970-1980.

Braho ishte një mik i mirë, personalitet me vlera të mëdha dhe një emër që ka shkruar historinë me gërma të arta.

Dua t’u shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të Brahos, ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

I paharruar qoftë Sefedin Braho!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

“Personazhe në Fokus”/ I ftuar Niko Face, mësuesi dhe autori i librave shkencore

Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit sjell në “Personazhe në Fokus” mësuesin dhe autorin e librave shkencore z. Niko Face.

Qëllimi i këtij projekti është rikthimi në vëmendje i veprimtarisë së profesionistëve nga fusha të ndryshme, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në fushën e artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë, sporteve etj, në mënyrë që të japin një model frymëzimi dhe suksesi për studentët, duke biseduar rreth sfidave, vështirësive, këmbënguljes dhe punës.

Datë 5 tetor

Ora 12:00

Biblioteka “Thimi Mitko”, Korçë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Urojmë mësuese Norën në këtë 68 vjetor të ditës së lindjes, aktoren Ermira Gjata

Ermira Gjata (1956). Aktore, pedagoge. Lindi në Elbasan, më 3 tetor. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Larte të Arteve, më 1978, filloi punë si aktore në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Më 1982, u transferua në Tiranë si pedagoge e fjalës artistike në Akademinë e Arteve.

Në vitin 2000 fitoi titullin “Asistente profesore”. Nga rolet e saj në teatër veçohen: Lili te “Shi në plash” e Teodor Laços (1984), Livia te “Mësuesi i letërsisë” e Ruzhdi Pulahës (1986), zonja Alving te “Hijet” e H. Ibsenit (1994), Judita te “Judita” (1995), zonja Bef te “Rinoceronti” (1997) dhe sidomos plaka te “Karriget” (2000), të tria pjesë të E. Joneskos.

Me këtë të fundit, ajo shfrytëzoi me inteligjencë elementë tjetërsuese dhe ironizuese për ta luajtur personazhin në formatin e parimeve të teatrit absurd. Me ton ravijëzimin e karaktereve të veçanta, me mbivendosje të thuketa të cilësive e gjesteve komike, si: me rolin e Verës te “Profesioni më i vjetër” (2000), e Vita Simons te Harvi e Meri Ciz (2008).

Në film ka interpretuar në rolet: Nusja te “Nusja” (1980), Ela te “Në çdo stinë” (1980), Nora te “Nxënësit e klasës sime” (1984), Bakovica në filmin “Vjeshtë e nxehtë e 41-së” (1985), Eli te “Rrethi i kujtesës” (1987), Drita te “Pas fasadës” (1992), Vera te “Zemra e nënës” (1993). Është aktore e ndjeshme, rëndom e natyrës lirike e poetike; gjithashtu procedon me zgjuarsi e inteligjencë edhe në figura të planit satirik e grotesk.

Ka qenë drejtuese e disa emisioneve televizive. Si regjisore ka realizuar spektaklin Monologë dhe rite të Antikitetit (1996), filmin televiziv “Une, ti dhe Kasandra” (1999), ku është edhe skenariste, si dhe ka shkruar skenarin e filmit “Balonat”. Mban titullin “Profesore”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Regjisori pogradecar, Piro Xëci

Piro Xëci lindi në Pogradec në vitin 1927. Që në moshë të re, bien ndër sy prirjet e tij artisitke. Mbas çlirimit të vendit, tek të rinjtë fillon një lëvizje e gjerë amatore artistike dhe sportive. Në qytet u ngritën grupet teatrale ku Piroja filloi të merrte pjesë duke kontribuar në përgatitjen e skenave, por edhe si figurant.

Duke parë aftësitë e tij si interpretues, u dërgua në një kurs afatgjatë pranë Teatrit Popullor për regjizurë të trupave animatore, ku dhe diplomohet në vitin 1948. Dëshira dhe pasioni për aktrim ishte ende tek Pirua ndaj ai fillon dhe aktivizohet edhe si aktor pranë Teatrit Amator të qytetit. Në vitin 1962 formohet Estrada Profesioniste e Pogradecit ku Piro Xëci do të ishte regjisori i saj.

Estrada e qytetit për shumë vite do të kishte emër në gjithë vendit duke marrë çmime dhe vlerësime maksimale. Një meritë dhe kontribut shumë të rëndësishëm Piro Xëci ka edhe në ngritjen e Teatrit të Kukullave ne Pogradec. Ndonëse kishte angazhimet e tij në estradë dhe teatër, Pirua kishte edhe pasionin e kukullave.

Në vitin 1952 në Pogradec një grup i vogël i artit skenik, krijojnë bërthamën e Teatrit të Kukullave. Piroja ishte regjisori, aktori, skenografi dhe krijuesi i kukullave duke patur sukses jo vetëm në qytet por edhe jashtë tij.

Në vitet 1970 Ministria e Arsimit vendos që Teatri i Kukullave të Pogradecit të krijohet si institucion me vete dhe për këtë emëron regjizor Piro Xëcin, i cili ishte njëkohësisht, skenografi, krijuesi i kukullave dhe shpesh herë libretisti i tij.

Piroja qëndroi në Teatrin e Kukullave deri kur doli në pension por u angazhua edhe më pas. Për meritat dhe kontributin e tij, mban titullin “Artist i merituar” si dhe është dekoruar disa herë duke u shpallur edhe “Qytetar Nderi”.

Piro Xëcin e kemi parë të angazhuar edhe në disa filma artistike si “Kur xhirohej një film”, “Pas Vdekjes”, etj. Sot, Teatri i Kukullave në qytet, mban emrin e nderuar të Piro Xëcit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë Diana Kapo! Të qoftë dheu i lehtë!

Me hidhërim të thellë, në emër të kryetarit të bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro dhe gjithë institucionit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve të Znj. Diana Kapo.

Prej shumë vitesh, Diana punoi në bashkinë Devoll, ku ishte përgjegjëse në Sektorin e Arsimit, ndërsa doli në pension dy vite më parë. Për kolegët do të mbetet njeriu me shpirtin e pastër, me kontribut të madh në këtë bashki, duke ndihmuar mijëra qytetarë me përgjegjshmëri dhe seriozitet në punën e saj.

Fjalët në këtë ditë të trishtë janë të pakta! U prehsh në paqe Diana! Do mbetesh e paharruar për të gjithë që patën fatin të punonin me ju!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nevruz Nazarko i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kolonjës

Nevruz Nazarko i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kolonjës, me motivacionin; “Për kontribut të çmuar në ruajtjen, përcjelljen, forcimin e traditave, kulturës, identitetin e Kolonjës. Për ndërtimin e diasporës kolonjare në nivele dhe standarte të larta”

Faleminderit për gjithçka bëni për Kolonjën në diasporë dhe kolonjarët Nevruz Nazarko!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Regjisori dhe pedagogu pogradecar Esat Oktrova (1930-2001)

Esat Oktrova (1930-2001). Regjisor, pedagog, studiues i teatrit. Lindi në Pogradec, më 28 prill. Pasi kreu liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, 1952, shkoi për studime dhe u diplomua për regjisor në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS (Gosudarstvjenij Institut Teatralnovo Iskustva), në Moskë, Bashkimi Sovjetik, më 1959 ku kishte si pedagog nxënësin e Stanislavskit, Zavatckin.

Esat Oktrova ka qenë një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve, në lëndën e regjisurës së teatrit, hartues i programeve dhe teksteve mësimore.

Është shpallur “Qytetar Nderi” i Pogradecit dhe i Shkodrës. Mban titullin shkencor “Profesor” dhe titullin “Artist i merituar”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News