Kulture
Petrit zeneli qafa e martës e harruar nga politika shtetarët media
NGA: Petrit ZENELISi sot, dekada më parë, gumëzhinte deri në kupë të qiellit Qafa e Martës!Sot?! Eh.., sot..! Heshtje varri… nga politika, shtetarët, mediat vizive e të shkruara, rrjetet sociale, shoqatat, institucionet përkatëse dhe, mes pshehrëtimash rri i fyer e sakatuar atje, i vetmi dëshmitar jehonash e lavdish, lapidari!Nuk e njohin zyrtarët historinë dhe datën e përkujtimit, apo s’venë dot se është larg, se dimë, veçse “TAPI” realizoi një operacion të thellë brinjëve të Mashkullorit deri në “Qafë” e legjendaren Backë, dhe e bëri me rrugë atë vend të shenjtë historik, për herë të parë. Arsyet e indiferentizmit mund të jenë të ndryshme (padija nuk justifikohet), por është për të ardhur keq se kjo ndodh kur publikohen si ngjarje prioritare foto me miq në një lokal, x ndeshje në Gjermani, divorci i politikanëve etj, ndërkohë që harrohen programet e bujshme për përkujtimin e çdo ngjarjeje në këtë 80-vjetor të Çlirimit, restaurimin e simboleve historike dhe vendosjen e logos fituese në çdo shkresë zyrtare të instiucioneve.Apo s’u morën vesh Korça me Skraparin, kush është organizatori dhe kush duhet të merrte iniciativën i pari?! Se kështu ndodhte qëmoti, ngaqë Qafa e Martës është një kufi natyror mes tyre. Ndoshta historia e zonave të thella s’vlen më, si duhet askujt e s’frymëzon brezat e sotëm, sepse është bërë lëmsh, pis e përdhunuar deri në atë farë feje, sa nuk bashkon por thellon e thellon më tej përçarjen mes nesh. Ta dinin kështu, kurrën e kurrës s’do kishin luftuar e derdhur gjakun kot gjyshërit e etërit tanë, që me varr a pa varr, Shqipërinë na e lanë amanet. Kjo është pasuria më e madhe për ato zona të braktisura, që duhet t’u përulemi e t’ua shpërblejmë për martirizimin, dhe asgjë tjetër. E nëse, qoftë larg, ky vend do vihet përsëri në provën e madhe, si ukrainasit e palestinezët e mjerë, atëhere mos vallë përsëri duhet të bëhet thirrje “..ku jeni o djemtë e Backës” dhe ju o trimat e Panaritit që i falët kësaj toke kapedanët e mëdhenj?! Jooo…., e padenjë! Nuk ka në mbarë trojet shqiptare një të dytë vend si Panariti, që të ketë derdhur kaq shunë gjak për këtë komb, e që s’duhet të kujtohemi për të vetëm kur ka luftë, që atje të strehoen komandantët e udhëheqësit.Për kujtësë dhe respekt të ju lexuesve…. rreth viteve 1890, në Backë ishte krijuar çeta e famshme e Lace Backës, e cila me një qëndresë titanike nuk kishte lejuar të depërtonin hordhitë turke në Skrapar. Në qershor 1913, në përpekje me andartët grekë, në Qafën e Martës, vritet patrioti Jake Dajlan Panariti, të cilit njëherësh grekët i rrëmbyen 1500 krerë bagëti, shumë mushka dhe gjithë paisjet e stanit. Në mëngjesin e datës 25 korrik 1913, në Qafë të Martës, Laceja përleshet egërsisht me një patrullë greke, ku pas luftimesh të ashpra dhe thirrjeve “…ku jeni o djemtë e Backës”, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pas tre ditësh.Po atë ditë, Sali Butka me 30 luftëtarë, Qazim Panariti, Dajlan Panariti, Refat Shtylla, Dilaver Lubonja, Xheladin Shtylla, Xake Panariti etj, krahas 120 burrave nga Staravecka, Helmësi, Backa e Panariti, u ngjitën si shqiponjat në Qafë të Martës dhe zhvilluan epopenë e madhe e të lavdishme, kundër ushtrisë grekë prej 300 vetësh, ku ra në fushën e betejës djaloshi Nasi Spiro Qafzezi, të cilën shokët e varrosën me nderime në Staraveckë. Për shumë kohë aty ishin bashkë varret e të rënëve të Luftës së Parë e të Dytë Botërore.Më 23 qershor 1943, mbi bazën e Çetës së Skraparit dhe vullnetarë të rinj, me një efektiv prej 203 partizanësh, u formua aty Batalioni “Riza Cerova”. Emri dhe vendi që iu vu këtij formacioni partizan kishte të bënte me dy simbolika që skraparllinjtë vazhdimisht i kanë patur “dobësi” dhe pjesë të historisë së tyre, Riza Cerovën dhe Lace Backën.Në 21 qershor 1944, u sollën aty të ngarkuar me mushka dhe u varrosën trupat 6 dëshmorëve të rënë në luftimet e Selenicës së Pishës: Kasëm Iljaz Gjoni (nga Krasta), Hysen Refati (nga Faqekuqi), Malush Potomi, Kasëm Rustem Ramo, Qani Iljazi (Hado) dhe italiani Xhuzepe. Është ngjarja më e dhimbshme kjo që na ligështon të gjithëve sot kur e kujtojmë, sepse luftuan shqiptarët vëlla me vëlla (nga pala kundërshare 12 vetë të vrarë, edhe ata bij nënash), duke mbetur në historine atyre anëve si njollë e zezë, një histoi më vete kjo që përbën marrëzinë shqiptare, përçarë prej një shekulli, në të gjitha kohërat e sistemet, nga 1912 e fatkeqësisht deri në ditët tona. Në vitin 1958, varrezat e Qafës së Martës, ku ndodheshin edhe ato të Gani Radëshit e dy partizanëve të tjerë, u rrethuan me mur të punuar bukur. Në vitet 1968-1969, u ngrit lapidari që gjendet edhe sot, fatkeqësisht në një gjendje të mjerueshme. Në vitet ’70-të u hoqën eshtrat e tyre dhe u çuan në varrezat e dëshmorëve.Në respekt të kësaj historie, dikur, si bletët drejt lule-trëndelinës dehëse në lëndinat e saj të famshme alpine, vraponin qindra-mijra banorë veshur bukur, nga të katër anët, Korça, Kolonja, Opari e Skrapari, kush e kush të kapte me parë, “Everestin”, më saktë, termopilet shqiptare, sepse aty brezat shekullorë që nga kohët romake bizntine, sllave, turke, greke, austro-hungarezë, francezë, italiane e gjermane, kishin shkrojtur histori të madhe!Në këtë Qafë strategjike, me emër gruaje legjendë “Martë, edhe nëse me shkop rëmon lëndinave do të hasësh në kafka e kokalla njerëzore pushtuesish, që erdhën nga larg e kockat këtu i lanë. Ky instikam natyror u vinte fre ekspeditave të huaja shfarosëse, kjo pikë trigonometrike ku ngulnin flamurin e ndarjes së “tortës” pushtuesit austro-hungarezë, francezë e grekë, në Luftën e Parë, është dëshmitarja më e gjallë, hipotekë. Në dekada, dikur, si fllad përtëritës, çdo qershor në fronin e Perëndisë, ulur lëndinave tapet si në sofra gjigande, farkëtohej aty miqësia dhe dashuria mes skraparllinjëve mikëpritës e korçarëve, por…, prej tre dekadash Qafa e shenjtëruar, në koma ka rënë, dhe shpresa s’vdes të ringjallet, jo për ego a dekor, por si mirënjohje të shkuarës dhe domosdoshmëri e së ardhmes!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti22 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…