Duke vlerësuar kontributin e dhënë ndër vite nga “Piktori i Merituar” Anastas Kostandini (TASO) në përçimin e vlerave estetiko-kulturore të qytetit tonë, përmes çeljes së ekspozitave dhe realizimit të punimeve të ndryshme në fushën e artit pamor, Bashkia Pogradec mundësoi realizimin e katalogut titulluar “Vizatime nga Vendi i Jetës” duke i bërë jehonë ekspozitës së çelur gjatë sezonit veror 2024.
Kjo ekspozitë vetjake u përqendrua në evolucionin dhe bukurinë e Pogradecit, duke ofruar një vështrim të thellë në proçeset psikologjike të artistit dhe perceptimin e tij ndaj natyrës dhe njerëzve. Katalogu përfshin mbi 70 vizatime të realizuara nga Anastas Kostandini.
Këto vizatime janë një pasqyrim i simbolikës dhe gjendjes shpirtërore të artistit lidhur me qytetin e tij të lindjes, Pogradecin. Çdo vizatim përfaqëson një hartë shpirtërore historike të qytetit dhe një dëshmi të talentit të veçantë të Tasos.
Gjatë takimit piktori Anastas Kostandini shprehu vlerësimin dhe falenderimin për mbështetjen nga ana e Bashkisë Pogradec si edhe plotvullnetshmërinë për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.
Recognizing the contribution made over the years by the “Merited Painter” Anastas Kostandini (TASO) in conveying the aesthetic and cultural values of our city, through the opening of exhibitions and the creation of various works in the field of visual art, the Municipality of Pogradec enabled the realization of the catalog titled “Drawings from the Land of Life,” echoing the exhibition opened during the summer season of 2024.
“KORÇA BOOM”