Connect with us

Sporti

Pogradeci bën zyrtare blerjet e reja jurgen peqini zyrtarizohet i pari

Pak orë më parë ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar dy blerjet dimërore për Pogradecin.Bëhej fjalë për Gegën dhe Peqinin, dy blerjet dimërore, ndërkohë që në këto momente sapo i ka zyrtarizuar edhe klubi pogradecar.Ka qenë Jurgen Peqini blerja e parë që është zyrtarizuar dhe është prezantuar te liqenorët, ndërkohë që fotoja që sjellim më poshtë është pjesë e këtij zyrtarizimi.Ndërkohë që mbetet dhe Gega, lojtari tjetër për t’u prezantuar me fanelën e Pogradecit.

Pak orë më parë ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar dy blerjet dimërore për Pogradecin.Bëhej fjalë për Gegën dhe Peqinin, dy blerjet dimërore, ndërkohë që në këto momente sapo i ka zyrtarizuar edhe klubi pogradecar.Ka qenë Jurgen Peqini blerja e parë që është zyrtarizuar dhe është prezantuar te liqenorët, ndërkohë që fotoja që sjellim më poshtë është pjesë e këtij zyrtarizimi.Ndërkohë që mbetet dhe Gega, lojtari tjetër për t’u prezantuar me fanelën e Pogradecit.

Continue Reading

Sporti

Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”

Të shumta janë format dhe mënyrat që tifozët korçarë duan të inkurajojnë ekipin e tyre sot kundër Egnatias në Korçë. Kjo për atë se korçarëve u duhen pikët dhe vetë renditja bën që të kenë presionin e pikëve.

Tifozët korçarë mbështesin ekipin e tyre me prezencë, por nuk mungojnë as fotomontazhet e ndryshme që u japin edhe më shumë krenari dhe i vënë para pëgjegjësisë, se duhet të nderojnë këtë fanelë dhe të mos harrojnë se janë “Skënderbeu”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës

Sot në orën 19:00 të dy ekipet që zbresin në fushën e lojës, Skënderbeu dhe Egnatia duhet pranuar se nuk janë në pozicione të mira, por të dy trajnerët si Gvozdenoviç ashtu edhe Tetova nuk e pranojnë se ekipet i kanë në krizë.

Ama, nuk e fshehin faktin se u duhen pikët dhe kërkojnë t’ia marrin njëra-tjetrës. Madje hapur, të dy trajnerët para ndeshjes kanë deklaruar se do të fitojnë. Natyrisht për fitore dilet në fushën e lojës, por ata duan të dalin nga kjo situatë, pasi në qoftë se nuk marrin pikë të plota, secili ekip do të zhytej në një moment që mund të thuhet është krizë.

Edhe pse akoma ka një rrugë të gjatë deri në fund, pikët e çdo ndeshjeje janë ato që bëjnë një bilanc në fund të sezonit dhe krizë për pikë kanë të dy ekipet. Prandaj themi që do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe nuk shpresohet shumë tek një lojë e bukur, por bukurinë çdo ekip e gjen tek pikët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley

Sot është dita e lojërave me dorë, teksa do të luhet java e 4-t e kampionatit kombëtar në volejboll për femra. Skënderbeu ka udhëtuar qysh mbrëmë dhe është akomoduar në kryeqytet, ndërkohë që sot pret orën 17:00 për të luajtur javën e katërt.

Barleti Volley-Skënderbeu është përballja e pasdites në “Asllan Rusi”, ndërkohë që Skënderbeu ka vetëm një objektiv në këtë transfertë, për të dalë me tre pikë të plota.

Në tre javët e para Skënderbeu ka arritur të shënojë tre fitore, duke humbur vetëm një set dhe kjo ka bërë që të jetë me pikë të barabarta me Partizanin, por të renditet në vendin e dytë me 9 pikë.

Suksese vajzave të Skënderbeut në ndeshjen e sotme!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024                        Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                                    31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit

“Pogradecarët në kërkim të fitores,”- kjo është kryefjala kur pyet drejtuesit e këtij ekipi në lidhje me ndeshjen e sotme kundër Kukësit. Liqenorëve u mungojnë pikët. Edhe pse kanë zhvilluar ndeshje të mira, përsëri nuk kanë mundur të shmangin humbjet, të paktën në transfertë.

Por këtë herë luajnë në fushën e tyre dhe fitorja është detyrim për të ndryshuar renditjen në tabelë edhe pse e dinë që është një ndeshje e vështirë, atje ku edhe kundërshtarët janë në rritje nga java në javë. Drejtuesit e liqenorëve kanë kërkuar që edhe tifozët të jenë në mbështetje të ekipit të tyre në këtë takim, ashtu siç edhe kanë bërë edhe në ndeshjet e kaluara.

Pra, sot në orën 14:00 Pogradeci-Kukësi në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”

JAVA 7/ SOT

ORA 14:00 VALBONA – APOLONIA

ORA 14:00 KORABI – FLAMURTARI

ORA 14:00 POGRADECI – KUKËSI

ORA 14:00 LUSHNJA – ERZENI

ORA 14:00 BESA – BURRELI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje

Superiorja ditën e sotme do të zhvillojë dy takime të tjera që janë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit. Dy duele mjaft të rëndësishme që marrin vëmendjen e tifozëve.

Në orën 19:00 do të luhet në Tiranë dhe paralelisht do të zhvillohet edhe sfida në Korçë. Kështu Partizani do të presë Bylisin për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Demat pas fitores me Egnatian tentojnë një tjetër triumf në kampionat për të kapur kreun. Ndërsa ballshiotët dëshirojnë të rikthehen te rezultatet pozitive në kampionat dhe ndaj kryeqytetasve fitorja do të vlente më shumë se 3 pikë.

Ndërkohë në Korçë do të përplasin “brirët” mes tyre Skënderbeu dhe Egnatia. Korçarët, pas humbjes me Tiranën në shtëpi, do të synojnë autokritikën, ndërsa nga ana tjetër kampionët synojnë të reagojnë pas humbjes me Partizanin. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që si rrugë të vetme ka vetëm 3 pikët, të cilat do të sillnin qetësinë në të dyja kampet respektive.

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

DINAMO-LAÇI 2-1

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”. Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U-21.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!

Sot në orën 19:00 është radha e Skënderbeut në fushën e lojës, teksa bardhekuqtë presin në javën e 8-të të superligës Egnatian, skuadër që edhe ajo nga ana e vet nuk ndodhet në një situatë të mirë.

Sot është nga ato ndeshje që mund të thuhet se luhet për “jetë a vdekje” dhe Skënderbeu është gati për 3 pikë. Të gjithë lojtarët sot në fushë duhet të bëjnë “ujkun”, sepse vetëm kështu fitohet dhe shkohet te rezultati që e presin të gjithë.

Duhet pranuar se skuadra ka presionin, për atë se i mungojnë pikët, por strategjia që duhet të ndjekë Skënderbeu është e qartë, vetëm me 3 pikë do të shlyhen rezultatet negative të 7 javëve të para.

Një javë përgatitje për të mbërritur sot në mbrëmje në stadiumin “Skënderbeu” atje ku Skënderbeu duhet të zhvillojë një lojë vërtet të mirë, për të marrë më pas rezultatin pozitiv.

Në radhët e ekipit ka optimizëm dhe kjo është e dukshme, pavarësisht se përballë është Egnatia dhe Skënderbeu sot ka ditën të bëjë Skënderbeun.

Nëse ka një ditë që vlen 3 pikë është sot, prandaj “ujqër” jepni shpirtin në fushë për fanelën që keni veshur!

Forca Skënderbe! Sot të gjithë në stadium në orën 19:00, sepse na pret Skënderbeu…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!

Skënderbeu-Egnatia është sfida e nesërme në orën 19:00 në mbrëmje, një ndeshje që në fakt në qytetin juglindor mezi e presin edhe për atë se bardhekuqve u duhet patjetër fitorja, pavarësisht se kanë përballë Egnatian, një skuadër të fortë dhe njëkohësisht kampionen në fuqi.

Përsa i përket statistikave, përballjet mes këtyre dy skuadrave nuk janë të shumta, pasi Egnatia nuk është një skuadër që ka qenë në superligë. Gjithsesi për aq ndeshje sa janë përballur vitet e fundit të paktën në stadiumin “Skënderbeu” shifrat flasin në favor të Skënderbeut.

Në këtë mënyrë në 4 ndeshje në total që janë luajtur mes tyre në stadiumin “Skënderbeu”, janë korçarët që kryesojnë, pasi e kanë mundur 2 herë Egnatian, 1 ndeshje ka përfunduar në barazim dhe 1 herë kanë fituar rrogozhinasit.

Të dy fitoret e Skënderbeut kanë qenë me shifrat 2-0, ndërkohë që fitorja e Egnatias 2 vite më parë ka qenë 0-1. Madje edhe në statistikat në total si në Korçë, por edhe në Rrogozhinë është Skënderbeu që është më superior dhe kjo tregon se bardhekuqtë historinë e kanë me vete.

Të shikojmë nesër në ndeshjen e radhës se sa në gjendje do të jetë Skënderbeu që ta mposhtë Egnatian, kampionen në fuqi.

16.03.2024

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Franklin 23’, 40’

29.10.2023

Skënderbeu-Egnatia 1-1

Shënues: Franklin 90+13’ / Isgandarli 2’

24.04.2022

Skënderbeu-Egnatia 0-1

Shënues: Imeri 53’

08.12.2021

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Mensah 47’, Berisha 87’

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Golat për “Nëndetësen” u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22-të dhe Baton Zabërgja në të 55-tën. Ndërsa për Laçin golin e shënoi Kurti në minutën e 95-të.

Me këtë fitore Dinamo shkon në vendin e parë në tabelën e renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, kurbinasit mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

Nesër është radha e dy ndeshjeve të tjera të javës së 8-të, teksa në mbrëmje luhet edhe Skënderbeu-Egnatia.

Më poshtë sjellim tabelën e ndeshjeve të kësaj jave:

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

DINAMO-LAÇI 2-1

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-19 do të luajë dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Malit të Zi në muajin tetor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën Malazeze të Futbollit që këto dy miqësore të luhen më 11 dhe 13 tetor.

Miqësorja e parë është programuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 ndërsa miqësorja e dytë Shqipëri – Mal i Zi do të luhet në “Reshit Rusi” më 13 tetor në orën 12:00.

Këto miqësore do të jenë testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Julian Ahmetaj dhe do t’i shërbejnë stafit kuqezi për të vëzhguar e për të vendosur mbi listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është pjesë e grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, teksa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News