Janë mbyllur dy ndeshjet e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë. Sfida këto që u luatën në orën 14:00 në Vlorë dhe Fier.
Flamurtari ka fituar 4-0 kundër Pogradecit. Tre pikë të marra në Vlorë, që i japin atyre vendin e parë me pikë të barabarta sa Vora. Kjo sfidë nuk pati histori, pasi vlonjatët diktuan gjithë lojën.
Apolonia barazoi 1-1 ndaj Burrelit ndërkohë në një takim që vendasit fierakë gabuan fillimisht penallti. Më pas miqtë shënuan, pikërisht nga pika e bardhë. Ishte Maksuti nga Apolonia, që humbi penalltinë, teksa më pas shënoi golin e barazimit.
Me këto rezultate, Burreli ndodhet në vendin e pestë, ndërsa Pogradeci dhe Apolonia respektivisht në vendin e tetë dhe dhjetë.
APOLONIA- BURRELI 1-1
67′ Maksuti / Ferruku 50’
FLAMURTARI – POGRADECI 4-0
26′ Oshafi, 65′ Ememe, 75′ Murataj, 82′ Pjeshka