Pogradeci ka fituar në ndeshjen e djeshme ndaj Apolonisë, takim i vlefshëm për javën e 11-të dhe sigurisht që kjo fitore konfirmoi se është një skuadër shtëpie, pasi sipas javëve, një ndeshje fitojnë liqenorët në shtëpi dhe tjetrën e humbasin në transfertë.
Kjo fitore ishte e rëndësishme ndaj fierakëve pasi e ngjiti ndjeshëm në mesin e tabelës dhe tashmë me 15 pikë pogradecarët janë më të qetë në vendin e 6-të të kategorisë së parë, ndërkohë që stafi dhe presidenca e kanë deklaruar që objektivi i tyre është vendi i katërt.
Por që të shkosh deri te vendi i katërt sigurisht që duhen pikët në transfertë dhe në ndeshjen e radhës Pogradeci do të luajë në transfertë me Kastriotin.
Deri atë ditë është shpejt dhe me të drejtë sjellim sot momentet e festës së djeshme në dhomat e zhveshjes ku Pogradeci i falet një autogoli dhe siguron këtë trepikësh me vlera.
Më poshtë sjellim edhe renditjen e javës së 11-të, teksa luhet edhe sot një ndeshje ajo mes Besës dhe Flamurtarit.
Gjithsesi liqenorët janë në rrugën e duhur dhe këto fitore kanë shumë vlerë edhe pse me shifra të ngushta.
Suksese Pogradecit!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”