Kishim njoftuar se me paraqitjen e liqenorëve në fushë më fillimin e fazës përgatitore, do të fillohej me zyrtarizimet e futbollistëve që do të afrohen. Nuk kanë ngruruar aspak stafi teknik që të bëjë të vetin një futbollist si Miklovan Pere.Ky futbollist është i njohur në futbollin tonë për vlerat e veta. 33-tre vjeçari ka mbyllur një sezon shumë të mirë te ekipi i Elbasanit që u shpall edhe kampion dhe tashmë është rikthyer në Pogradec, për të qënë pjesë e këtij ekipi.Pere është një futbollist që ka luajtur tek Pogradeci, Dinamo, Elbasani dhe ka qënë në qendër të vëmendjes në çdo sezon, kjo falë përvojës por edhe qëndrushmërisë në lojë. Kështu liqenorët kanë bërë afrimin në qendër të mbrojtjes, pra me Miklovan Pere dhe është bërë një zgjedhje e duhur.
Pogradeci godet në merkato zyrtarizon afrimin e parë
Date: