Connect with us

Events

POLICE / A 37-year-old man in neighborhood 3 in Korçë tries to act tough with the police but ends up facing consequences

Korçë / Preliminary Information

Around 1:00 PM, a citizen identified as O.C., residing in neighborhood 3, Korçë, reported to the Korçë Police Station that upon returning from Greece, he discovered that his television, a sum of money, and other items had been stolen from his home.

Following the report from O.C., the investigative team went to the scene. Through swift investigative actions and information gathered operatively by the Crime Investigation Specialists, it was determined that the suspected perpetrator of the theft was E.B., a 37-year-old resident of neighborhood 3, Korçë, who had previously been convicted for a series of thefts that occurred in Korçë in 2021.

Based on these suspicions, police officers went to E.B.’s residence to escort him to the station as a suspect in the theft.

When the police arrived at his home and informed E.B. that he was to be taken to the station for questioning, he slammed the door, breaking the glass, and attempted to escape through the bathroom door. However, he was unable to get away and was apprehended by the police.

E.B. was taken to the hospital for medical assistance after injuring his hand on the broken glass.

At the same time, one of the police officers also received medical treatment after being injured by the glass during the arrest of E.B.

After receiving medical care, E.B. was taken to the police facilities for further procedural actions, which are being conducted under the direction of the Prosecutor’s Office and the Agency for Police Oversight.”

EDITED by:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Reanto, ai që mban gjallë çiklizmin në Korçë

Shpesh kemi folur për Reanato Telhanë, ai që ka dhënë shumë për sportin e çiklizmit. Së pari si një ish-çiklist me tituj fituesi në etapa të ndryshme të rretheve çiklistike.

Edhe sot e shohim shumë aktiv në kuadër të përgatitjeve të çikistëve të rinj. Nga puna e tij me mjaft pasion dhe sakrifica sot Korça ruan traditën në çiklizëm duke nxjerë kampionë dhe sportistë cilësorë.

Renato vazhdon të jetë shumë aktiv edhe sot. Fotoja që po ju sjellim flet më shumë se fjalët. Çiklistë të moshave të vogla janë ushqyer me pasionin për biçikletën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Histori

Foto e rrallë e Spitalit të Korçës në vitin…

Korça ka edhe një traditë të hershme në fushën e mjekësisë. Jo vetëm mjekë që kanë bërë emër të madh me nivelin dhe dijet e veta, por edhe me godinën.

Pikërisht fotoja që po ju sjellim është e vitit 1930. Bie në sy një personel i veshur i gjithi me të bardha dhe me një numër të konsiderueshëm.

Godina realisht është e një dimensioni madhështor. Kjo godinë është edhe sot dhe është krenari dhe madhështi e historisë korçare në fushën e mjekësisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Moti 1 Tetor 2024/ Vranësira dhe kthjellime, si priten të jenë temperaturat

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe disa vranësira kalimtare, veçanërisht në relievet malore gjatë mesditës. Temperaturat do të jenë të kënaqshme, duke ofruar mundësi për aktivitete të jashtme.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi të ulët, në intervalin 1-7 m/sek. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare, sidomos në atë jugore dhe në luginat, era pritet të forcohet deri në 10-12 m/sek.

Në orët e para të mëngjesit, do të ketë gjithashtu prezencë të mjegullës, e cila mund të ndikojë në vizibilitet. Në përgjithësi, kjo është një ditë e mirë për t’u shijuar natyra, por është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në zonat me mjegull. Shijoni këtë ditë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

Regjisori pogradecar, Piro Xëci

Piro Xëci lindi në Pogradec në vitin 1927. Që në moshë të re, bien ndër sy prirjet e tij artisitke. Mbas çlirimit të vendit, tek të rinjtë fillon një lëvizje e gjerë amatore artistike dhe sportive. Në qytet u ngritën grupet teatrale ku Piroja filloi të merrte pjesë duke kontribuar në përgatitjen e skenave, por edhe si figurant.

Duke parë aftësitë e tij si interpretues, u dërgua në një kurs afatgjatë pranë Teatrit Popullor për regjizurë të trupave animatore, ku dhe diplomohet në vitin 1948. Dëshira dhe pasioni për aktrim ishte ende tek Pirua ndaj ai fillon dhe aktivizohet edhe si aktor pranë Teatrit Amator të qytetit. Në vitin 1962 formohet Estrada Profesioniste e Pogradecit ku Piro Xëci do të ishte regjisori i saj.

Estrada e qytetit për shumë vite do të kishte emër në gjithë vendit duke marrë çmime dhe vlerësime maksimale. Një meritë dhe kontribut shumë të rëndësishëm Piro Xëci ka edhe në ngritjen e Teatrit të Kukullave ne Pogradec. Ndonëse kishte angazhimet e tij në estradë dhe teatër, Pirua kishte edhe pasionin e kukullave.

Në vitin 1952 në Pogradec një grup i vogël i artit skenik, krijojnë bërthamën e Teatrit të Kukullave. Piroja ishte regjisori, aktori, skenografi dhe krijuesi i kukullave duke patur sukses jo vetëm në qytet por edhe jashtë tij.

Në vitet 1970 Ministria e Arsimit vendos që Teatri i Kukullave të Pogradecit të krijohet si institucion me vete dhe për këtë emëron regjizor Piro Xëcin, i cili ishte njëkohësisht, skenografi, krijuesi i kukullave dhe shpesh herë libretisti i tij.

Piroja qëndroi në Teatrin e Kukullave deri kur doli në pension por u angazhua edhe më pas. Për meritat dhe kontributin e tij, mban titullin “Artist i merituar” si dhe është dekoruar disa herë duke u shpallur edhe “Qytetar Nderi”.

Piro Xëcin e kemi parë të angazhuar edhe në disa filma artistike si “Kur xhirohej një film”, “Pas Vdekjes”, etj. Sot, Teatri i Kukullave në qytet, mban emrin e nderuar të Piro Xëcit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

“Korça Boom” vlerësohet nga Google me pesë yje

Një lajm i mirë mbërriti për “Korça Boom”. Është pikërisht platforma Google që njofton portalin tonë se është vlerësuar me pesë yje.

Pikërisht ky vlerësim është vlerësimi maksimal që Google jep. Kjo ka ndodhur pikërisht nga shikueshmëria e madhe në numër dhe nga vlerësimet që kanë bërë të gjithë lexuesit tanë mbi shkrimet, linjën editoriale, vërtetësinë e lajmit dhe korrektësinë.

Kjo duke i qëndruar besnik parimeve të gazetarisë së një medie serioze dhe në shërbim të lexuesëve tane. Ndërkohë një falenderim vjen për të gjithë lexuesit nga “Korça Boom” kjo pasi pa ju, ne nuk merrnim këtë vlerësim.

Ju premtojmë se do të jemi gjithmonë pranë jush.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e martë dhe data shënon 1 tetor 2024. Jemi sot në ditën e parë të këtij muaji, të cilit i urojmë mirëseardhjen.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me njërën nga simbolet e qytetit tonë, me Katedralen dhe të urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të martë dhe muaj të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!

Ervin Salianji shkruan nga burgu këto fjalë:

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Politike

Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë

Niko Peleshi:

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm.

Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian.

Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm.

Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”

Denis Gaba e Marina Qeramixhi në U16 dhe Jonis Gaba e Aleksia Beta në U12 shpallen fitues të “KORÇA JUNIOR 2024”.

Është përbyllur turneu “KORÇA JUNIOR 2024” për kategorinë U12 dhe U16 në qendrën sportive në qytetin e Korçës, më 28-29 shtator, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club.

Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, Ret ndaj finalistit Kledi Gaba. 16 Vajza: Fituese Marina Qeramixhi me rezultatin 6-1, 6-4 ndaj finalistes Liset Prifti.

U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 2-4, 10-8 ndaj finalistit Kleis Rota.

U12 Vajza: Fituese Aleksia Beta me rezultatin 4-2, 4-2 ndaj finalistes Hajdi Hysa. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

 REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”.

Bujqësia dhe rritja e sipërfaqes nën ujë prioritet i Bashkisë Maliq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News