Polici
Policia 2 vëlllezër namin në komisariat arrestohen 2 të tjerë mashtronin dhe u merrnin lekët
DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, ku këta shtetas ndodheshin për t’u sqaruar në lidhje me një problematikë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë fyer për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë, për shkelje të nenit 139, pikat 2 dhe 3, të Kodit Rrugor, si edhe iu tërhoq leja e qarkullimit.-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:Th. K., 62 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar;Gj. N., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar se do t’i ndërtonte një banesë, në fshatin Pirg, Maliq.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshtin Çetë, Devoll, pasi u konstatua nga shërbimet e kufirit të gjelbër, duke transportuar me një mjet bujqësor, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi në kodrat e fshatit Malinë, Pogradec, u kap duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar një motomjet pa targa, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të ndaluar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti17 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…