Polici
Policia aksion blic arrestime në lagjen 9 12 në korçë dhe në mborje lexoni
Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Evidentohen 5 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë që u kapën në flagrancë në disa lokale, duke vënë baste sportive, me celularë.Sekuestrohen 5 celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës. Si rezultat, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në lagjet nr. 9 dhe 12, Korçë, si dhe në fshatin Mborje, janë goditur 5 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit G. S., 53 vjeç; B. T., 43 vjeç banues në Korçë dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P., 64 vjeç, K. N., 51 vjeç banues në Korçë dhe L. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve të ushtruara konkretisht, në lagjen nr. 12, konstatuan shtetasin G. S., duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit. Në lagjen nr. 9, në një lokal shtetasit B. T., iu gjet në celularin e tij, një faqe që shërben për vendosjen e basteve sportive, ndërsa shtetasve P. P. dhe K.N., iu gjetën foto të basteve të vendosura, në celularët e tyre. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në fshatin Mborje, shtetasit L. M., iu gjetën në celularin e tij, aplikacione për vënien e basteve sportive.5 celularët e këtyre shtetasve që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson
Ngjarje
POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti19 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…