POLICIA/ Arrestime, dhunë në familje…Ja njoftimi i bluve të Korçës

Date:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe Patrullat që kryejnë shërbim në kufirin e gjelbër, në kuadër të masave të shtuara në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë goditur një rast të kondrabandimit të bagëtive të trasha nga Greqia, në drejtim të Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. M., 33 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 47 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tresenik, Devoll, me disa bagëti të trasha.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në unazën e qytetit të Pogradecit, si pasojë e të cilit u dëmtua një këmbësore, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e automjetit, shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç dhe D. K., 29 vjeç, pasi automjeti me drejtues shtetasin E. Ç. është përplasur me monopatinën me drejtues shtetasin D. K. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 29-vjeçari.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzave të tyre të mitura, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit V. L., 33 vjeç dhe R. L., 24 vjeç, pasi janë konfliktuar me një 48-vjeçar, për motive të dobëta.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. G., për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi në çantën e tij të shpinës, iu gjetën disa steka me cigare të dyshuara të kondrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Specialists from the Crime Investigation Unit of the Local Directorate of Border and Migration Korçë, along with patrols operating along the green border, as part of enhanced measures to prevent illegal trafficking, have intercepted a case of cattle smuggling from Greece to Albania during a patrol along the green border.

As a result of subsequent actions, citizens E. M., 33 years old, and F. D., 27 years old, were caught red-handed and arrested, while materials have been referred to the Prosecutor’s Office, initiating proceedings for citizen E. Z., 47 years old, who will be prosecuted at liberty. They were apprehended by Police services in the village of Tresenik, Devoll, with several heads of cattle.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

EKSKLUZIVE / Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato, “Korça Boom” e kishte paralajmëruar

Korçarët duket se do të jenë shumë aktivë në...

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...