POLICIA/ Arrestime në Korçë dhe në Pogradec. Mësoni çfarë ka ndodhur!

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/461291400_934258018722438_405914567031530117_n-2.jpg

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve kapi dhe ndaloi shtetasin A. P., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin U. Z., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi me vetëgjyqësi ka vendosur disa sende shtëpiake në banesën e një 62-vjeçari.

Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja T. S., 64 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

EKSKLUZIVE/ Te Skënderbeu vijnë jo një, por dy lojtarë nga Portugalia

Pas lajmit ekskluziv të pak momenteve më parë të...

EKSKLUZIVE/ Vjen largimi i radhës te Skënderbeu. Largohet mesfushori

Ndërkohë që pak orë më parë klubi “Skënderbeu” konfirmoi...

Pamje që të kujtojnë pandeminë e Covid/ Kina përballë virusit të ri misterioz, radhë të gjata në spitale

Spitalet kineze raportohet se po mbingarkohen me shpejtësi me...

Orë kritike, spitali nxjerr njoftimin e ri për gjendjen shëndetësore të Janullatosit

Spitali ‘Evangelismos’ ku prej të premtes ndodhet i shtruar...