Polici
Policia arrestohen 2 në korçë ju gjenden kokainë dhe armë
Korçë / Sekuestrohen rreth 500 gramë kokainë, armë të ftohta dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Night sales 5”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza dhe posedimit të armëve të ftohta.Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në qytet dhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, vihen në pranga 2 shtetas.Procedohet penalisht dhe një 41-vjeçar, për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, shpërndanin në qytetin e Korçës, droga të forta në doza të vogla, si edhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, pas 1 muaji hetime në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Night sales 5”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:-I. B., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë dhe L. L., 35 vjeç, banues në Korçë.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Ravonik.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë