Polici
Policia arrestohen 3 shtetas 39 vjeçari që transportonte klandestinë dhe dy bashkëpunëtorët lexo
DVP Korçë / Finalizohet operacioni policor “Midnight 25”, vihen në pranga 3 shtetas.U kap duke transportuar me automjet, 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës, vihet në pranga një 39-vjeçar.Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, që kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë.Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 25”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-Y. K., 39 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, A. Rr., 46 vjeç dhe F. Gj., 29 vjeç, të dy banues në Laç.Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke transportuar me automjetin tip “Opel Zafira”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip “Ford Focus”, me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe tre celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti21 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë