I penalizuar për shitje narkotikësh dhe mbajtje municioni, arrestohet 24 vjeçari korçar.
Një i ri nga qyteti i Korçës është arrestuar nga policia pasi me vendim gjykate është penalizuar për shitje narkotikësh dhe mbajtje municioni.
‘Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të Drejtorisë Rajonale të Policisë Korçë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”