Polici
Policia arrestohet 36 vjeçari në bulevard republika përplas makinat i dehur
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, ka përplasur një automjet të parkuar. Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Durrës, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, automjeti që drejtonte 47-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. C., 43 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi N. C. dhe 3 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në bulevardi “Republika”, teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, pasi në rrugën “Rinia”, Maliq, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.Më datë 10.08.2023, në fshatin Libonik, Maliq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve I. P., B. P., R. Sh., Sh. Z dhe A. Sh., banues në Libonik. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se zjarri mund të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme. Po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë