DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. P., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit H. Ç., 70 vjeç, dhe E. T., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën në fshatin Libonik, duke transportuar me automjet, 5 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
The Road Traffic Police Sector arrested in flagrante delicto the citizen D. P., 41 years old, resident of Korçë, after he was caught driving a vehicle while under the influence of alcohol.
Additionally, materials were referred to the Prosecutor’s Office, initiating criminal proceedings against a 16-year-old, after he was caught driving a vehicle without a driving license.
The Maliq Police Station referred materials to the Prosecutor’s Office, initiating criminal proceedings against citizens H. Ç., 70 years old, and E. T., 37 years old, residents of Maliq, after they were caught in the village of Libonik transporting 5 cubic meters of illegally cut timber in a vehicle. The vehicle and the timber were seized as material evidence.
The procedural materials were forwarded to the Prosecutor’s Office at the First Instance Court of General Jurisdiction Korçë for further actions.
“KORÇA BOOM”