Polici
Policia bën namin sekuestrohen 26 kg kanabis arrestohen 4 persona 1
DVP Korçë / Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, sekuestrohen 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, buzë liqenit në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas.Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.Si rezultat i një hetimi intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:A. T., 51 vjeç; A. T., 43 vjeç (43-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, (53-vjeçari, punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec) të dy banues në fshatin Lin.Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë