DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Belorta, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 56-vjeçar, këmbësor, i cili është jashtë rezikut për jetën;
O. Ç., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin N. M. 58 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 39-vjeçar, për motive të dobëta;
E. K., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 2 Pogradec, u kap në flagrancë me celular që dyshohet se e përdorte për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës material u sekuestrua celulari.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Dh. J., 44 vjeç dhe Th. Xh., 48 vjeç, banues në Korcë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 9, Korcë u kapën në flagrancë me celularë që dyshohet se i përdornin për të vënë baste sportive. Në cilësinë e provës material u sekuestruan celularët.
– Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Më datë 12.12.2024, në fshatin Vashtmi, Maliq, ka rrënë zjarr në banesën e shtetasit Y. C., 42 vjeç, ku si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se zjarri është shkaktuar nga soba me dru, për ngrohje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
The Traffic Police Sector referred the materials to the Prosecutor’s Office, initiating criminal proceedings against the following individuals:
- E. D., 24 years old, resident of the village of Belorta, for hitting a 56-year-old pedestrian with the vehicle he was driving. The pedestrian is out of danger for life.
- O. Ç., 37 years old, resident of Pogradec, for hitting N. M., a 58-year-old cyclist, in neighborhood no. 8, Korçë, with the vehicle he was driving. The cyclist is also out of danger for life.
- “KORÇA BOOM”