Connect with us

Polici

Policia e fundit reagim i drejtorisë vendore të policisë korçë padi për shpifje në gjykatë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë KorçëNë lidhje me 1 rast të publikuar mbrëmjen e sotme tek emisioni “Stop” ku shtetasi A. Dh., pretendon për një masë administrative të padrejtë, që i është vendosur atij nga shërbimet e Patrullës së Rendit të Komisariatit të Policisë Korçë, ju sqarojmë se:Më datë 26.01.2024, në orën 16:00, punonjësi i policisë i planizuar me shërbim në hyrje të Komisariatit Korçë, është njoftuar nga qytetari A. Dh., se automjeti privat i Shefit të Seksionit të Rendit të Komisariatit të Policisë Korçë M. J., i kishte zënë vendin e parkimit. Ndërkohë automjeti ishte i parkuar brenda tabelës që lejon parkimin e automjeteve për institucionin dhe përpara një dere të një qytetari tjetër (vend ku parkojnë gjithmonë mjetet e institucionit) duke mos penguar hyrjen në banesë të pjestarëve të familjes, pasi ata nuk disponojnë automjet.Pas njoftimit të bërë, shtetasi A. Dh., kishte parkuar automjetin e tij, direkt pas automjetit (me ngjyrë të kuqe) të Shefit të Rendit, duke penguar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rruge. Punonjësi i Policisë ka kërkuar qytetarin që të paraqitej për ta lëvizur automjetin e tij, por ky i fundit nuk ka dalë për të hequr mjetin. Ndodhur në këto kushte, punonjësi i patrullës i ka vendosur shtetasit A. Dh., masë administrative në vlerën 3000 lekë, pasi kishte pushuar automjetin në rrugë kalimi për mjetet.Më pas shtetasi A. Dh., ka postuar në rrjete sociale një video ku pretendonte për vendin e parkimit dhe për vendosjen e padrejtë të masës administrative, e cila nuk përkonte me orën 16:13, kur ishte vendosur gjoba dhe as me pozicionimin e dy mjeteve, i cili është si tek fotoja e mëposhtme.Në lidhje me postimin në rrjetet sociale dhe tjetërsimin e së vërtetës, Shefi i Seksionit të Rendit, ka depozituar në gjykatë një padi për shpifje në ngarkim të shtetasit A. Dh., në lidhje me tjetërsimin që ai i ka bërë rastit me publikimin në rrjetet sociale.

Continue Reading

Ngjarje

Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fund të parkut “Rinia” në afërsi të shkollës “Mekanike”. Në këtë rrugë për shkak të ngushtësisë është shumë e vështirë të parakalohet, pikërisht këtë ka dashur të bëjë njëri prej drejtuesëve të mjetit.

Për pasojë ka goditur edhe dy makina të tjera. Fati i mirë ka qenë fakti se nuk ka të lënduar nga kalimtarët. Në këtë orë kjo zonë është shumë e populluar. Forcat e rendit kanë shoqëruar njërin prej drejtuesëve të mjetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Flash News