Connect with us

Polici

POLICIA/ Ndërron jetë në sediljen e maunes 55-vjeçari nga Korça

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Shpëtim Murati shoferi i kamionit që u gjend i vdekur në kamion sot në mbrëmje në fshatin Barç!

Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Shpëtim Murati, rreth 55 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Turistja amerikane rrëzohet nga biçikleta përfundon me urgjencë në spital!

Një 67-vjeçare turiste amerikane ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moritë të Maliqit. Sipas policisë, shtetasja R. Ch., 67 vjeçe, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

“Rreth orës 12:55, në fshatin Koritë, Maliq, shtetasja R. Ch., 67 vjeçe, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

67-vjeçarja po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!

Po sjellim edhe foto nga vendi i ngjarjes ku sot në mëngjes Jofiel Koço u hodh nga tarraca e një pallati te pjesa e Pazarit të vjetër të qytetit juglindor.

53-vjeçari njihej si një person që merrej me tregtinë e vajrave të automjeteve, ndërkohë që njihej edhe si astrolog. Jofieli jetonte i vetëm dhe në momentin e ngjarjes ka hipur në tarracën e palltit dhe është hedhur, ndërkohë që së pari ka rënë në çatinë e një shtëpie dhe më pas ka rënë në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vërtet një ngjarje shumë e rëndë dhe e dhimbshme. Akoma nuk janë zbardhur nga policia detajet që e çuan Jofielin drejt këtij akti të rëndë.

Lamtumirë Jofiel!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

E RËNDË NË KORÇË/ Hidhet nga kati i 7-të i pallatit. Lamtumirë Jofiel Koço!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin juglindor.

Astrologu Jofiel Koço i jep fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga tarraca e një pallati 7 katesh në afërsi të Pazarit të Korçës

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se 53-vjeçari ka hipur mbi tarracën e pallatit ku dhe jetonte i vetëm dhe prej andej është hedhur duke rënë fillimisht në çatinë e një ndërtese e me pas në asfalt duke gjetur vdekjen e menjëhershme

53-vjecari ushtronte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh si dhe prodhime të tjera me pakicë të cilat i shpërndante në dyqanet e ndryshme të qytetit ku jetonte por Jofiel Koço njihej edhe si Astrolog, madje shpesh herë ishte pjesë e mediave të ndryshme televizive për leximin e yjeve

Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak jo vetëm banorët por e tregtarët që operojnë në afërsi të këtij pallati.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POGRADEC/ Gruaja konsumon mbidozë ilaçesh transportohet me helikopter në Tiranë

Pogradec/Tenton ti japë fund jetës me mbi dozë ilaçesh, transportohet në Tiranë në gjendje të rënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Pogradec. Një grua banore e lagjes numër 1 ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Sipas të dhënave gruaja vuante nga depresioni dhe trajtohej me medikamente, por duket se sot ka pasur gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe për këtë ka konsumuar mbidozë për ti dhënë fund jetës.

Pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmën e parë, gruaja u nis me helikopter drejt spitalit të traumës në kryqytet pasi ishte në gjendje të rënduar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Polici

Nesër (7 tetor) protesta e Opozitës/ Policia e Shtetit merr masat, ja njoftimi!

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Policia bën kërdinë/ Arrestime dhe procedime penale. Ja komunikata e bluve!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin Ç. F., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

F. H. 48 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

S. S., 25 vjeç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po nga ky sektor u referuan materialet në Prokurori, ju filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi u kap në Bilisht, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. N, banues në Ersekë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar kabullin e kamerave të sigurisë të biznesit të një 64- vjeçari.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 46 vjeç, banues në Korçë, se në lagjen nr.9 Korçë, i kanë vjedhur në dyqani i tij një shumë parash dhe disa steka cigare. Po punohet për identifikimin e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Q. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait të saj.

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. V., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 20.09.2024, në hyrje të RSh -së, është kapur duke drejtuar një kamion, me mallra të dyshuar të kontrabanduara nga Greqia. Po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Viktima e aksidentit sot në mbrëmje ishte 40-vjeçari Florant Palla!

Njoftimi i policisë: Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Aksident me pasoja vdekjeje në aksin rrugor Pogadec-Qafë Plloçë

Një person gjendet i vdekur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë. Mësohet se ka qenë një mjet afër fshatit Leshnicë që ka goditur një person duke ecur në rrugë dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se personi që është gjetur i vdekur është goditur me makinë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të shtrirë në rrugë.

Policia po punon për të zbuluar rrethanat e aksidentit të para pak momentesh me pasoja vdekjeje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Procedime penale. Në Maliq mamaja denoncon në polici vajzën e humbur. Ja deklarata e plotë!

Njoftimi i policisë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. Ll., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 70-vjeçar.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap në fshatin Trebinjë, duke transportuar me kamion, 8 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se ka vjedhur në xhaminë e fshatit, një kamer dhe disa metra kabllo elektrike, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja L. Z., 37 vjeçe, banues në Fshat Maliq, e cila ka kallëzuar se më datë 03.10.2024 është larguar nga banesa, vajza e saj e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News